Times Of Israel: Serbia nuk është e lumtur me njohjen e Kosovës

02.02.2021 21:14:57

“Times Of Israel” ia ka kushtuar një artikull sot vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Kosovës dhe Izraelit, rrjedhimisht njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Izraeli.

Kjo gazetë elektronike i referohet deklaratës së ministrit të jashtëm të Serbisë i cili tha se Serbia nuk është e lumtur me këtë njohje, shkruan lajmi.net.

“Kosova është e njohur nga pjesa më e madhe e botës perëndimore, por refuzimi i pavarësisë së saj nga aleatët kryesorë të Serbisë, Rusia dhe Kina e ka lënë atë jashtë Kombeve të Bashkuara. Deri të hënën, Izraeli ishte një problem tjetër kryesor në anën e Beogradit. Izraeli dhe Kosova vendosën zyrtarisht lidhjet diplomatike në këtë javë, me territorin me shumicë myslimane që njohin gjithashtu Jeruzalemin si kryeqytetin e shtetit hebre- duke e vënë atë në kundërshtim me pjesën tjetër të botës islamike.”, thuhet në shkrimin e Times Of Israel.

Ata i referohen deklaratave të Nikola Selakoviqit i cili ka thënë se ky hap i Izraelit do të ndikojë në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Izraelit.

“Në një ceremoni të mbajtur në Zoom, Ministri i Jashtëm, Gabi Ashkenazi dhe homologja e tij nga Kosova, Meliza Haradinaj të hënën nënshkruan deklaratën e përbashët për krijimin e lidhjeve. ”Vendosja e marrëdhënieve diplomatike midis Izraelit dhe Kosovës është një hap i rëndësishëm dhe prekës historik që pasqyron shumë ndryshime që rajoni ka përjetuar në muajt e fundit. Sot Kosova zyrtarisht bashkohet me vendet që aspirojnë paqen dhe stabilitetin dhe njohin Izraelin me Jerusalemin si kryeqytetin e saj”. citohet të ketë thënë Ashkenazi.

“Vendimi për njohjen reciproke midis Kosovës dhe Izraelit u arrit në shtatin e kaluar në takimin Kosovë – Serbi në Shtëpinë e Bardhë. Kosova më parë nuk e kishte njohur Izraelin jo vetëm pse shumica e saj myslimane ishte kundër, por edhe sepse Izraeli ende nuk e kishte njohur Kosovën. Parlamenti i Kosovës deklaroi pavarësinë nga Serbia në 2008, nëntë vite pasi NATO zhvilloi një fushatë sulmi ajror 78 ditor kundër Serbisë për të ndaluar një goditje të përgjakshme kundër shqiptarëve etnikë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në këtë artikull.