Tirana në shtetrrethim, po ndalohen qytetarët

05.03.2019 10:48:35

PD akuzon policinë se nuk lejon qytetarët të lëvizin lirshëm. Partia Demokratike ka nxjerrë edhe videon ku duken masat e marra nga policia dhe kordonët e vendosur mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme.

Sipas PD, policia iu merr kartat e identitetit qytetarëve.

“Tirana ne shtetrrethim! Qytetarët nuk lejohen të lëvizin lirshëm në rrugët e kryeqytetit. Qindra forca policie mbajnë të rrethuar pedonalen mes Galerisë së Arteve dhe Ministrisë së Brendshme. Policia u merr kartat e identitetit qytetarëve që kërkojnë të kalojnë në këtë rrugë”, deklaron PD.