Ekipi Tirana rrezikon jetën e lojtarëve, del në stërvitje duke thyer urdhrat e shtetit

20.03.2020 19:58:28

Shqipëria është në izolim total për shkak të Koronavirusit dhe janë anuluar të gjitha aktivitetet sportive apo grumbullimet.

Qeveria shqiptare madje ka anuluar edhe daljet dyshe për shkak të frikës së përhapjes së virusit dhe ka vendosur disa fasha orari kur lejohen daljet.

Këtyre rregullave duket se ekipi i Tiranës ka vendosur që mos t’u përgjigjet duke vendosur që të zhvillojë stërvitje edhe pse urdhrat e qeverisë dhe Federatës i ndalojnë.

Në disa foto dhe video të siguruara nga Top Channel, shikohet qartë që futbollistët e Tiranës janë duke kryer stërvitje, madje jo stërvitje e thjeshtë pasi aty vërehet edhe një përgatitës atletik