Tirana, Shkodra e Kruja vatrat e nxehta, në 24 orë regjistrohen 50 raste të reja. Ministria: Është shënuar dhe viktima e 38-të

17.06.2020 11:05:57
Në një njoftim për mediat nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije janë testuar 333 persona dhe 50 janë konfirmuar 50 qytetarë.

TIRANË- Numri i të infetkuarve të rinj me COVID-19 në 24 orët e fundit është ulur. Në një njoftim për mediat nga Ministria e Shëndetësisë bëhet me dije janë testuar 333 persona dhe 50 janë konfirmuar 50 qytetarë. Rovena Daja nga Instituti i Shëndetit Publik ka bërë me dije se shpërndarja gjeografike e të identifikuarve pozitivë është si vijon: 

12 raste në Shkodër,

11 në Tiranë,

7 në Vlorë

, 6 në Krujë,

5 në Korçë,

4 në Durrës,

nga 2 raste në Pukë dhe Kurbin, dhe 1 rast në Lushnje.

Lajmi i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 1077.  Nga ana tjetër bëhet me dijes e në 24 orët e fundit është shënuar një humbje jete. “Një paciente 82-vjeçare nga Tirana ka ndërruar jetë si pasojë e COVID19. Aktualisht ne sherbimin infektiv po marrin shërbim 53 pacientë, 9 prej tyre janë në terapi intensive ndërsa 3 janë të intubuar. Në vendin tonë janë aktualisht 608 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë”, tha Daja. Që nga nisja e pandemisë deri sot janë shënuar 1722 dhe kanë humbur betejën me sëmundjen 38 pacientë.