Tiranë, 500 policë në protestën kundër ligjit të plehrave

01.10.2016 11:15:50

Megjithëse nuk ka asnjë sinjalizim për trazira, Policia e Tiranës ka ndërmarrë disa masa për mbarëvajtjen e protestës së organizuar nga shoqëria civile që kundërshton ligjin e importit të mbetjeve.

Policia e kryeqytetit thotë në një njoftim se në total do të angazhojë në mbarëvajtjen e protestës rreth 500 policë.

Protesta e paralajmëruar e shoqërisë civile pritet të nisë rreth orës 11:00 në Parkun Rinia, në krah të Monumentit të Pavarësisë, për të vazhduar pastaj përmes Bulevardit Dëshmorët e Kombit në një marshim deri përballë godinës së Qeverisë.

Lidhur me protestën në fjalë, edhe Ambasada Amerikane në Tiranë publikoi një njoftim standard për shtetasit e saj. Ajo u kërkon atyre që të shmangin zonat e tubimit, megjithëse thekson se nuk ka asnjë informacion për trazira.

Thirrje për protestë kundër ligjit ka bërë edhe Partia Demokratike.