Tiranë, abuzuan me 14-vjeçaren, arrestohen 3 të rinj

12.12.2016 17:32:48

Policia ka arrestuar 3 të rinj, të cilët dyshohet se kanë abuzuar me një vajzë 14-vjeçare.

Patrulla e policisë ndaloi drejtuesin e mjetit S. D pasi lëvizte pa patentë dhe nën efektin e alkoolit. Në komisariat u shoqëruan edhe dy shokët e tij që ishin në makinë S.D dhe R.H të dy 19-vjeçarë, si dhe e dashura e tij 14-vjeçarja A.B.

E mitura është shprehur se kishte dalë nga banesa e saj pa lejen e prindërve për të shkuar në një lokal me të dashurin e dy shokët e tij. Ajo ka deklaruar se kishte kryer marrëdhënie seksuale me të dashurin, ndërsa dy shokët e tij më pas kanë abuzuar seksualisht me të.

Pas kësaj ngjarje vajza iu nënshtrua ekspertizës mjeko-ligjore, nga ku u konstatua konsumimi i aktit seksual.  Policia ka arrestuar 3 të rinjtë për akuzën e abuzimit seksual me të mitur.