Tiranë, grabitet banesa e deputetit Namik Kopliku

30.11.2016 13:01:23

Banesa e deputetit socialist Namik Kopliku është grabitur nga persona të paidentifikuar mbrëmjen e djeshme. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Myslym Shyri” në kryeqytet dhe sipas burimeve policore, grabitësit kanë shqyer derën dhe kanë marrë disa bizhuteri dhe sende të tjera me vlerë.