Tiranë, plagoset me armë zjarri 20-vjeçari. Policia: Identifikuam autorin

19.01.2019 22:17:34

Sot, rreth orës 17:40, në zonën e Yzberishtit, pas një konflikti të çastit  është plagosur me armë zjarri në këmbë një i ri rreth 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën. Ai është transportuar menjeherë për në Spitalin e Traumës ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë të banuar në rrugën “Rexhep Shala” dhe ka shkaktuar panik te qytetarët. Policia ka  identifikuar autorin dhe po punon për kapjen dhe vënien e tij para përgjegjësisë ligjore