Tiranë, plagoset me armë zjarri 31-vjeçari

14.01.2017 11:30:08

Një plagosje me armë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:35, në rrugën “Ismail Qemali”, në zonën e ish-Bllokut, është plagosur me armë zjarri, në pjesën e kofshës, shtetasi A. A., 31 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikuar për jetën. Grupi hetimor po punon për identifikimin e autorëve të kësaj vepre kriminale.