Tiranë, polici pa patentë bën aksident, kolegët e prangosin

21.08.2016 22:47:56

Një efektiv policie është arrestuar pasi drejtonte një automjet pa leje drejtimi. Efektivi i policisë është aksidentuar dje në rrugën “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, duke dalë me makinën e tij nga rruga.

Pas aksidentit policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka zbuluar se kolegu i tyre që drejtonte mjetin nuk kishte patente.

Policia njofton se në bashkëpunim me SHÇBA, ka arrestuar në flagrancë shtetasin Gëzim Frroku, vjeç 41, banues në Tiranë, punonjës policie.

Efektivi i arrestuar akuzohet për “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi”.