Tiranë, shpërndanin kokainë në lokale, arrestohen 2 persona

08.12.2016 13:09:19

Dy të rinj, të cilët shpërndanin kokainë në lokalet e natës në Tiranë, janë vënë në pranga nga policia.

Policia ka finalizuar operacionin e koduar “Bear”, në kuadër të të cilit blutë e kryeqytetit kanë arrestuar dy persona që shpërndanin lëndë narkotike në lokalet e natës.

Në pranga janë vënë Klodian Stafa dhe Bashkim Ndreu, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Mësohet se të arrestuarit shpërndanin kokainë në lokalet e ish-bllokut.