Tiranë, të shtëna me armë zjarri në një lokal, një i plagosur (Foto)

28.10.2016 13:09:55

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar rreth mesditës në kryeqytet. Të dhënat e para flasin për një person të plagosur.

Pamje nga ngjarja kanë mbërritur në “Ti Raporton”.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një lokal pranë ish- Ekspozitës. Policia ka mbërritur menjëherë, ndërsa nuk dihet ende identiteti i të plagosurit.