Tiransja nuk don ta lë Turjakën

19.08.2018 11:37:13

Nga: Sinan Kastrati

(Pjesa e dytë, vazhdimi i dytë)

 Sanija, tiransja e vogël nuk dinte çka të bënte, të rrinte në Turjakën pitoreske apo të këtheht në Tiranën e zhurmshme.

Në Turjakë, të gjithë e donin. Familjarët, Sylës, axha me djemtë e nipat aq shumë e nderonin saqë plaku për çdo mëngjes e thirrte në odë tiransen e vogël. Ai e ulte afër vetës në një pastajë, lëkurë dashi dhe pinin kafe çka kurrë në jetë nuk kishte pirë kafe me gruan, rejat apo qikat. Me dadën Feride, kur shkonte ndonjëherë rrallë, ajo vinte me i folur, kur nuk kishte mysafirë të tjerë por edhe ajo nuk rrinte shumë në odë se helbete mund të vinte ndonjë njeri i huaj apo ndokund që është lodhur nga rruga e largët e hynte me e ba një konak.

Të gjithëve iu vinte mirë se si ishte “zbutur” plaku. Por edhe iu vinte mirë. Por edhe Sanija, edhe pse ishte rritur në kryeqytet ishte tamam si qikat e Turjakës, pa kurrfarë kerrname. Ishte shumë e thjeshtë por shumë e sinqertë. Fliste me të gjithë antarët e familjes. Plakun e nderonte më shumë.

Gratë, nuset e qikat menxi pritshin të rrinë e të flasin me Sanijen.

Shpesh vinin edhe qikat e mahallave tjera për me e parë qikën e shehrit. Disa herë kishin ardhur mbesat e Lil Dergutit nga Mahalla e vogël. Njera nga to ia kishte falur një palë meste e një tjetër ia kishte marue me krrabëza një palë duqi dhe një kular, kur ta qon bukën në ara, kularin me e qit në krye.

Sanijes, i silleshin ndërmend lloj-loj mendimesh për nënen e saj që e kishte lënë në Tiranë. Ajo ishte mërzitur ani pse kishte edhe dy goca me burrin tjetër.

Tiransja e vogël pasi shkonte në dhomën ku flenin qikat, ajo zakonisht lexonte letrat e që ia kishte dhenë nëna.

   

Tiransja: -Cilat jane keto qe po pi kafe?

Turjakasi: -Jane shoqe te punes, kolege si je?

Me ike perseri por te kuptoj, i ke gocat.

Turj. – Tiranse, pse nuk po me shkruan, se pakut nje pershendetje?

A mundesh me folur?

Tir. -I dashur Sulo…sapo u ktheva nga nje pije me gocat

-Jooo! Nuk mundem me folur. Jam ne shtepi

Vajzat e mia ishin shume te ashpra me mua sot.

Per kete pjesen ne chat. Jane shume kundra. U cuditen me cdo spjegim timin

Mendojne qe une jam e fiksuar me chat dhe ky eshte nje gabim fatal ne moshen time.

Isha pa fjale

Por ato kane te drejte

Ato e duan mamin por nuk e dine se mami e dashuron nje katundar nga Kosova

Me thane qe njerez si une jane te depresuar dhe duan gjera te kollajta. Nga divani

kerkon mardhenie te rendesishme me burra te panjohur qe bejne kete gje me 5 te tjera paralel

Kane te drejte. Mua me vjen keq

Qe ishte kaq i veshtire ky diskutim.

Ne menyre absolute ..me thane ato: nuk duhet te merresh me me burra te panjohur ne chat

Gjithsesi me duhet te nderpres kete bisede se nuk mund ti injoroj. Ishte bisedë e rende dhe e mërzitshme.

Turjak. -Athere?- Ndihesh keq?

Tir. -Me mire merzitu dhe rri vetem se me burra qe nuk i njeh fare. Me thane: Si nje grua e lire dhe pa vlera dhe ti ke shume

Turjak. -, Cka pas kesaj?

Tiranë. -As unë nuk e di. Jam shume e merzitur. Ato kane te drejte

Turjak. -A do te shihemi ne P …?

Tiranë. -Por une u perpoqa te shpjegoja

Dhe filloi me P… .

Se ju thashe, aty ju iku truri keq.

-Me nje te panjohur etjere etjere.

Po iki..

Jam e semure ne zemer

Turjak. -Po si, qysh … ?

Tiranë. -Asgje.

Turjak. -Asgje?

Tiranë. -Nuk e di

Turjak. -Nuk do te takohemi ne P …?

Tiranë. -Ishte e drejte cdo fjale qe thane ato. Dhe une nuk e di.

Me duhet te iki nga kjo histori.

Turjak. -Tiranse, qetesohu!

Tiranë. -Ok! Po iki per tani.

Turjak. -A mund te flsim neser?

Tiranë. -Po!

Neser do te shkoj ne pune dhe flasim

Turjak. -Mos u merzit, cdo gje rregullohet.

Tiranse, une te dua!

Cka do qe te ndodh, edhe nese nuk takohemi, une te dua!

Tiranë. -Por ishte nje bisede me plot te verteta per burra qe rrine ne chat e qe kete pune bejne me gra si une qe besojne kollaj sepse gra si une kane instikte te forta ne jete por jo ne jete network mbushur me burra qe te perdorin per seks etjere.

Flasim neser Te dua!

Turjak. -Gjithsesi. Te dua, te puthi!

Tiran. -Une do te besoj dhe do te dua…por kjo nuk ka rendesi per ne dhe eshte pa asnje te ardhme gjithsesi.

Ato kane te drejte .

Por mua me preku menyra se si i futen te gjithe burrat ne nje kosh, pa asnje perjashtim

Mos beso ….ishte si nje klithme: -Hiq dore!

 

Jo nga ty

Nga fb

Nga chati

Nga burrat

Nga cdo gje kot, sipas tyre

Po iki.

Turjak. -Dua vetem nje fjale: -A me dashuron dhe a do a do te takohemi?

Dhe fjalen ”te dua”, sot te mungoi

Tiran. -Une cdo fjale qe kam thene , qendron se une nuk genjej

Por flasim neser me gjate.

Te dua !

Te puthi

Turjak. -Oh shpirt ti vlen shume per mua. Shko tash! Te dua!

Jam shume i merzitur, shkaku yt. Gocat tua nuk kane te drejte te bejne pergjithesime sepse ka gra e burra te (pa) ndershem

Tiranë. -E di

Por ato nisen nga une dhe besimi im tek njerezit.

Turjak. – Une te dua me shune se cdo gje tjeter dhe nuk jam pishman fjalet e premtinet qe ti kam dhene ty. Ti e e din sa here me ke thene: ”E ke ne dore ti, varet prej teje etj.” E pra, une te dua me shume sot se dje dhe do te dua me shume neser se sa sot.

Tiranë. -Te dua !

Turjak. -Oh tiransja ime, sa shume të dua.

Jam i merzitur shkaku yt. Do te pranoja cdo gje, edhe merzine tende, vetem ti te jesh mire.

Tiranë. -Jam keq sepse e kuptoj qe ato kane te drejte

Turjak. -Jo, ato nuk kane te drejte. Ti nuk je e tille e as une, megjithate, me duket se edhe ti je ngutur. Nuk eshte dashur te hapesh para tyre, menjehere.

Une u hapa per Prizrenin, aty ku ti ke punua pas clirimit dhe atyre ju iku truri. Kjo ishte

Turjak. -E bukura ime, tirnasja ime, e dashur, une nuk (guxoj) te shkruaj me pa me lajmerua ti se je vetem, kur je ne shtepi.

Tiran. -Sulo, asnjeri nuk merret me cell tim por nuk dua une te rri ne chat sepse ishte ky diskutim sot qe ato mendojne qe une humb kohen time kot

Me njerez qe nuk i njoh e kane te drejte per shume gjera.

Qe nuk shkon neper hotele se kane frike.

Te tjerat jane me pake te rendesishme.

Dhe nuk ju besohet qe une justifikohem.

Turjak. -Por dashuria nuk njeh kufij e as moshe.

Tiran. -Ato jane shume kundra burrave qe chat ne fb
Ato mendojne keq per ta. Po, po, ato kane te drejte te merakiosen

Dhe tmerrohen qe une e coj neper mendje.
Dhe ishte nje dite e tmerrshme per nenen e tyre por se ajo eshte e vetedishme ku shkel

Por ato mendojne qe une ne kete moshe nuk duhet te kem asnje shqetesim emocional dhe per asnje gje qe ka vlere per te ardhmen apo dicka.


Turjak. -Tiransja ime, pusho, qetesou! Nese mundesh flasim nesër neser. Ta perseris: cdo vendim i yti, per dashurine tone, vlen edhe per mua.
Tiransja ime, nuk dyshoj ne ty por kjo qe ma thua ti e ty kane thene gocat, mua me frikeson.

Tiran. -Se cfare tju them. Ti mos u frikso se ato nuk merren fare me ty. Ato e kane ne parim qe une nuk duhet ta beje kete gje fare me burra te panjohur.
Kaq
Por ti rri i qete e shumta do te iki nga jeta tende, me dhimbje, por per te miren e tyre e qetesine
se ato nuk besojne asgje nga keto.
Jane te mencura. I dine mire gjerat. E emocionet i ruajne. Per mua kete duan. Mua dhe nje jete te qete e pa trazira kot

Turjak. -Tiranse, ti vendos, une pajtohem me ty.

Tirans. -Ok, fasim neser paradite, po pate ti mundesi, une jam ne pune.

Tiran. -Do te doja te te takoja mbase vjen ti ne Tirane
Por si te jete e shkruajtur per ne

Te kam thene…femijet i duan prinderit bashke
Dhe nuk duan asgje te cuditshme
Ok
Une dua te te shoh.
Por ne shohim….


Turjak. -Tiranse, nuk eshte e lehte por une i kam pasur parasysh keto
ndersa ti, nuk e di. Mua do te me kesh, aty ku ti te duash

Tiran. -Une nuk e dija qe keto ishin aq kundra…por kane te drejte dhe kane disa arsye per kete.

Perqafoj
Te dua.

Turjak. -Athere, neser na mbetet pake te flasim. Nese ti thua se ato kane te drejte, ne nuk mund te takohemi

Tiran. -Mos i shkruash keto gjera kurre!

Se padyshim qe duhet te jene te gjithe per te vendosur diçka

Turjak. -Une kam vendosur: Dua te takohem me ty, te rrije nje nate me ty, te kem …me ty!

Naten e mire !

Tiran. -Ashtu mendoj edhe une, nuk e ndryshoj mendjen

Turjak. -Dashurine nuk e ndalon as Kurani e as Bibla, une te dua!

Tiran. – Nuk besoj se ka ndalese nga zoti, ka vetem nga femijet.

Turjak. -Une kam mendua, por shkaku yt nuk e kam bere publik por sikur te zihesha, me ”Pele per dore” do te tregoja: E dua nje tiranse, nuk e ke mendua ti, e dashura tiranse?

Tiran. -Jo!
Nuk e mendoj kete se e di qe ti nuk do te ishe i lumtur. Po te ishe ti do te ishte ndryshe
Por nuk cbehen 40 vjet.


Turjak. -Athere? Edhe tash nuk eshte vone, thuajma: Nuk TAKOHEMI

Tiran. -Une dua te takohem perjete

Turjak. -Pra, do te takohemi

Tiran. -Po! Po! Po! Por jo ne P…
Se jua thashe ketyre e aty plasi keq sherri.


Turjak. -Ku athere?

Tiran. -Flasim neser. Jam e lodhur.
Mizerje
Jete koti

Vazhdon