Tiransja turjakase në kanagjegj

03.06.2018 14:56:01

Nga:Sinan Kastrati

“Ti shka ki more vl`lla

Mu kanë bâ teshat pa la

Hiqi e lej qaty te gardhi,

Ti lan motra kur t`vjen s`pari.” (Këngë kanagjegji)

 

 

Festa e kanagjegji në Turjakë dhe letrat e tiranses për turjakasin

 

(Vazhdon nga, pjesa e tetë).

 

 

Kanagjegji është festë familjare që bfestohe, ëhet në shtëpnë vajzës. Ështe festë kryesisht e vajzave dhe nuseve e në Turjakë, kjo datë editë është ndër festat me të rëndësishme pas martesës.

Quhet “Kanagjegj” pasi që vajza që shkon te burri i ngjitet kana ose boja, i ngurosen flokët.

Prandaj edhe plakat (e të rejat e kujtojnë) “Kanagjegjin” si dikur, kur i ngjyrosnin flokët me kanë të Qabesë. Më vonë kjo lloj nghyre mund edhe të blehej në pazarin e Rahovecit e në Prizren.

 ………………………..

Goca tiranse ishte shumë e gëzuar që ishte në Turjakë, te më të afërmit e vetë, te kusheririnjët dhe kusherirat dhe ishte ftuar apostafat në një kanagjegj.

Gjithë katundi fliste për tiransen, gocën e Sierit nga Tirana. Çdo ditë vinin gratë e katundit me qikat e tyre ta shohin tiransesse si është e si duket ajo. Si flet e qysh vishet.  Ajo iu fliste grave, tamam sikur qikat e tjera bile ishte edhe më e thjeshte se ato. Dukej shumë natyrale ndoshta pse në Tiranë kishte pasur më shumë liri por këtu në Turjakë te mixha i Sylës, ajo e ndiente vehten tipike turjakase. Në mëngjes zgjohej herët dhe e ndihmonte të zojën e shtëpisë me i mjelë dhetë e lopët. Kur vinte koha me i l`shua delet, ajo iu qelte derën e (vathës) torishtës dhe deri te dyert e oborrit e përcillte qobanin, kusheririn e vetë që ishte dy vjet më i ri se ajo, por kishte rritur shtatin e fytyrës ende nuk i kishte ra me brisk rruze. Sanija e përshëndeste qobaninngrohtësisht dhe ia jepte dorën sikur ta kishte vëllain më të vogël. Këto sjellje i kishte vërejtur edhe plaku që nuk dilte nga kulla por i kishte treguar plaka, gruaja.

Qikat ishin të befasuara me sjelljet e saja të mira. Përveç të tjerash ato ia kishin lakmi se si zgjohej herët e i ndimonte baqisës me i mjel delet e lopët e mandej me iu lëshua kingjat e vjetat me i thith tamlin që iu lente e zoja e shtëpisë.

Ajo nuk donte të k`thehej në Tiranë por dëshironte të jetonte në Turjakë.

E plakat e katundit vinin dhe e shihnin. Edhe ato mbeteshin pa mend se si iu fliste tiransja sikur të kishte lindur në Turjakë në ndonjë “shpi të madhe”.

Një ditë i tha Sanijes njëra nga qikat se nesër kemi një kanagjegj e do të shkojmë të gjitha qikat. Ti do të vishesh me teshat më të mira tiranase se do të ketë shumë qika nga Turjaka dhe mbesa të Turjakës.

Tiranses në fillim nuk i bëri kurrfarë përshtypje kjo por më vonë, tha ajo do jetë interesant me i pa se si si bëhen kanagjegjet në Turjakë.

Të gjitha nuset dhe plaka ishin të gëzuara që edhe Sanija do të shkoj në kanagjeq.

 

Kanagjeqi në Turjakë

 

Në Turjakë, fejesat bëheshin zakonisht në pranverë ndërsa martesat, në vjeshtë, kur bereqeti i gjithë vitit, me grun e kallamoqi i mbushnin hambaret e kashat e kositeshin livadhet për të dytën e të tretën herë, dhe kryheshin lavrat e mbillej gruri. Hambarët mbusheshin me grurë, koshat me kallamoq e lama plot me stogje të tallës, sanës, atavës, të kashtës e kunguj për pite e të kunguj të “Misirit”, atherë i zoti i shtëpisë shkonte te miku e i lutej që ta caktojnë ditën e dasmës.

Por kësaj radhe, tiransja do të shkonte në kanagjegj. Kështu i thonin në Turjakë kur e përcillnin një qikë te burri. E aty ku shkonte nusja, në shtëpinë e dhëndërrit, bënin dasmë.

Qika e cila do të shkonte nuse, ishte e një mahalle tjetër por në Turjakë në fejesa, martesa dhe festa tjera, thirreshin të gjithë.

Sylemja do të bëhej nuse, do të shkonte te burri të dielën, në katundin Bubavec që nuk ishte larg Turjakës. Menjëherë pas Lubizhdës dhe mahallës së Lacëv të Vll. Drenofcit, ishte Bubaveci.

Pregatitjet për kanagjegj, familja e Sylemës i kishin fillua qysh moti por, që nga enjta, tri ditë para martesës, qikat më të afërta ia ngjitnin kanën Sylemës. Ky ishte një adet i lashtë kur qikës në shtëpinë ku piqeshin bukët e pitet e ziheshin gjellat me lloj lloj mishrash e ëmbëlsirash, vendi ku pjesën më të madhe të punëve dhe ndejën e bënin gratë, aty ia ngjitnin kanën (bojën, ngjyrën) në flok, ia lyenin flokët. Qika kundërshtonte, bërtiste e qante me zë dhe kapej për dyreki të shtëpisë se nuk donte me e lënë shtëpinë e babës e të nënes, vëllezërit e motrat e të shkoj te burri. Po ky ishte vetëm një zakon se të gjitha qikat dëshirojnë të shkojnë të burri kur të iu vije koha.Kjo gjithashtu ishte normale dhe ishte e domosdoshme. Dhe kështu, vazhdon ende edhe sot e gjithë ditën në Turjakë. Prej ati momenti që ia ngjitnin kanën, ajo më nuk ishte qikë por nuse. Vishej me rroba të reja të nusërisë dhe më nuk dilte nga dhoma me u takua me babën e burra të tjerë të shtëpisë se i vente “turp”, marre. Rrinte brenda e mbyllur me qikat e tjera. Ajo, kur shkonin qikat e katundit me e parë, ajo me shami të kuqe në kokë i merrte në ngrykë dhe qante me zë sa që “vaji” i saj dëgjohej deri te shtëpia e Shaban Shaqës e Hajdin Nurqit. E vajzat tjera e këndonin duke ia kujtua asaj kohën sa kishte qenë qikë, duke e përmallua ate që të kaj (qaj) edhe më shumë. Ia përmendin vëllain e vogël e nënen plakë që s`ka kush i kqyrë, që nuk ka kush iu lanë teshat e me i mjel delet …

 

“Ti shka ki more vl`lla

Mu kanë bâ teshat pa la

Hiqi e lej qaty te gardhi,

Ti lan motra kur t`vjen s`pari.”

 

E në këto momente, me të vërtetë, nusja qante e dënste me zë. E vajzat tjera që ishin me të, i këndonin këngët më prekëse, më të dhimshme. I thonin se jeta e saj si nuse nuk do të jetë ashtu qysh ajo e mendon por e e vështirë dhe e hidhur.

 

“Kaj moj qikë, shka je hutu

Se ty lulat, t`kan` mashtru

Po vin lulat tuj vjetru

Vjen merzia tuj tu shtu”

 

Por kishte edhe raste, të rralla që qikat nuk kanin (nuk qanin) prandaj, qikat e tjera i luteshin që të kaj se është marre mos me kajt sepse burrat do të mendojnë se ajo ka qef me shkua te burri, e ajo iu thonte. Por kishte edhe qika, jo nga Turjaka që ishin shumë të shtira e të padëgjueshme e ato thonin, nuk kaj unë, “Le të kajnë e të grithen atje ku unë shkoj”. Ky është rast i rralë por tregohej për ato qika që kanë qenë dembelica e të të shtira që goja nuk iu ka pushue e guha (gjuha), vend si ka zân në gojë.

 

 

 

 

Njëherë, tregonte një plak, e dëgjon qikën e djalit duke qarë me të madhe dhe nuk i hiqte duart nga dyreki i shtëpisë e gratë nuk mundnin me ia ngjit kanën atherë, plaku i pyet: -shka ka bre …? E njëra nga gratë i thotë: – Valla mara babë, nuk pa don me shku te burri. Plaku i drejtohet, motres së saj që ishte më e vogël -Havë, apa shko bre babë ti se pe ta fali krejt qejzin e saj (pajen e nuses). Kur i dëgjoj fjalët e plakut dhe të motrës, ajo i lëshoj duart nga dyreki dhe u dorëzua e gratë ia ngjitën kanën.

Dhe erdhi edhe e shtunja e të gjitha qikat shkonin te Sylemja e flenin at natë me te. Ajo ishte nata e fundit e saj që flinte me qika sepse të nesërmen bëhej nuse e kishte me fjetur me dhëndërrin, burrin.
Tiranses i pëlqenin këto rite por edhe habitej, pse qanin qikat kur shkonin te burri, ato duhej të gëzoheshin dhe mendonte, a mos i kanë detyrua të martoheshin e pa dëshirën e tyre që të shkojnë te burri që kurrë s`e kishin parë?

Dhe kjo ishte e verteta tjetër e hidhur që edhe në Turjakë qikat martoheshin me mësit, shkues që shpesh ai e kishte “profesion” këtë punë. Zakonishte mësiti ishte daja ose i afërm tjetër i qikës.

Në Turjakë ka shembuj të shumtë se si janë bërë fejesat e martesat e padëshiruara por janë të rralla rastet kur qikat turjakase e kanë “koritur” shpinë e babës e të fisit.

Edhe tiransen e muar në ngryke Sylemja e qante me të madhe saqë edhe tiranses i erdhi keq për te e lotët i duelën e i rrodhën faqeve teposhtë deri në qafë e ajo si për inat nuk i fshiu fare. Ishin kusherirat e saj që me shamitë e tyre ia fshin faqet e qafën e hollë tiranses e ajo ashtu e shtangur nuk reagoj fare.

 

Të gjitha qikat turjakase të tri mahallave, të Aliagëve, Mullamuqëv e të Nurqëve shikonin vajzën tiranse. Ajo kishte vesh një fustan festash që e vishte rrallë në Tiranë, kur dilte në Korzë ose shkonte në teatër të shikoj ndonjë dramë, operë ose balet. Ishte i hollë dhe me xhingla. I binte deri në gjunj por kur ulej i shiheshin kaqikët e saj të trashë e muskuloz. Ajo mundohej që ti afroj këmbët e mos ti shiheshin shpatullat e bardha të saj por qikat turjakase, megjithate nuk ia ndanin sytë asaj. Kishte veshur një këmishë italiane që ia kishte blerë tezja. E veshur kishte një këmishë të hollë të pëlhurës e një maicë e beho që ia mbullonin gjinjët por ato i dalloheshin e donin ti dilnin jashtë teshave. E në kokë kishte vënë një sheshir që në Turjakë nuk kishin parë kurrë qikat, qikë me sheshir. Sanija nuk kishte dashur sheshirin por qikat dhe nuset, kusherirat e saj kishin ngulur këmbë që ajo të vishet si tiranse dhe për hatër të tyre, ajo ishte veshur dhe dukej si një kukull, si Borëbardha.

Pastaj erdhi koha e darkës me hëngrër bukë e tiransen e ulën afër nuses, si shenjë nderimi. Më parë, nusja iu kishte treguar qejzin, pajen që ajo kishte punua si qikë e duhej me iu dërgua të gjithë prindërve të dhëndërrit nga dhuratë: qorapë, meste, këmisha të pëlhurës që i kishte punua në vek, xhempera, qylyma dhe, natyrisht për burrin e për vete kishte më shumë tesha që i kishte punua me krrabëza e në vek sepse, natën e parë që do të flente me burrin, duhej ti tregonte se çka do të vishte burri të nesërmen. Dhëndërri duhej të lahej me nusen e të vishet me teshat që ia kishte pru nusja sepse të gjithë do ta shikonin. E mocanikat edhe do ta ngacmonin.

Kishte edhe boshqe e shamija të thurura me tel. Ajo që ishte karakteristike për qikat e Turjakës ishte se ato te burri qonin edhe jastekë të maruar në vek e kularë me e qit në krye kur të iu qojnë bukën argatëve.

 

Gjithë natën shumica e qikave nuk fjetën. Nuk fjeti as tiransja ndërsa nusen e “detyruan” që të flej flej pasi që kur të shkon te burri, natën e parë ajo nuk “mundet” me fjetur e të nesërmen, të hënen, duhet të zgjohet para të gjithëve ta fshij oborron me fshisa shkoze e prap të kthehet në dhomën e saj që ti pret qikat e katundit që vinin me e kqyrë a ka prue qejz të mirë a jo. ….

 

Letrat e tiranses

Në shumë letra të tiranses, ishte e vështirë të kuptohej porosia e saj, përveç dëshirës e dashurisë që kishte ajo për Sylën dhe nuk i zihej vendi vend se kur do ta shihte Sylën.

 

 

Tir. – Cfare? Mbase vemendjen tende ka. Normale.

 

Turj. -Erdhi afer dhomes ku une jam por nuk hyri edhe pse dera ishte e hapur. Me shikoj e iku ne banjo.

 

Tir. – Shko ti! fli me te, do ndjehesh me mire. Mbase dyshon, bej kujdes! Ndoshta nuk duhet te shkruajme.

Sulo, clodhu! Ajo mbetet gruaja e jetes tende. Do te behet me mire. Neser dite e re.

Duhet te duam njeri tjetrin, te kemi besim.

Fli! Ika me mendjen tek ty.

Jam e helmuar nga shkaku im e ti, shpresoj te ndjehesh me mire …po te le rehat … nje muaj te mbare!

Uroj me gjithe zemer te behesh mire shpejt. Nuk do te te shqetesoj me kurre.

 

Turj. -Nuk e prita kete fjale por ”pajtohem”.

Une tash po zgjedhi disa nga letrat e tua me i lexua për së dyti e koka po me dhemb. Kafe nuk kam pire e mengjes nuk kam ngrene. Po mundohem me i kujtua qastet e mira qe pata me ty e prap nuk po mund te ndahem nga ti.

 

Tir. – Nuk thashe qe po iki. Une thashe qe nuk do te te shqetesoj me kurre. Mezi mbushem me fryme

Nuk kam shkuar ne pune. Jam edhe grua. Kam qare tere naten. Dukem si majmun e burri eshte me nje fytyre qe do te pyese por e di qe nuk do marre pergjigje.

E ben sikur nuk po ndodh gje se ashtu i leverdis.

Dhe jam keeeeeq fare prandaj me duhet te rregulloj frymen. nuk mbushem me fryme

 

Turj. – Sier, une nuk te harroj, nuk mundem pa ty.

 

Tir. -As une. Ngrihu! Lahu pi kafe e ha mengjes

Vura nje kenge frengjisht per ty! Kam frymemarrjen keq. Duhet te bej ushtrime.Une piva dy kafe dhe burri po ben mengjesin.

Po, te dua! Mos e dysho kurre!

Nuk duhet te shkaterrojme veten …po kur ndjenjat jane te verteta eshte me veshtire

Per te qene e arsyeshme kerkon maksimumin e ndjenjes dhe i merr frymen matdhenjes.

Mos u merr sot me letrat e mia. Me mire nje dite tjeter, kur je me mire

Sot me mori nje shoqe nga puna e i thashe qe ne, femijet, si une e kemi pushim sot se është 1 qershori.

Po ajo me tha: – Ike nga kjo bote pa u rritur prandaj ky eshte difekti, ky eshte frustrimi

Si bishe e mbyllur ne kafaz jam. E urrej kafazin, si prangat, njesoj por i mbaj. jam tendja, koke e kembe.

Mirusha ma ka shtuar dashurine.

 

Turj. – Jane fjalet tua ”po me more nuse ne Turjake, pert ty mbaron magjia kurse per mua fillon. Mirusha dhe ne te dy” Mirusha dhe ne ne brigjet e kunderta.

Sa i lehtesuar ndihem ”macja” ime!

 

Tir. – Ok …macok i dashur por jam gati per te te gerricur te gjithin.

Do te te gerric, mos me shtyj, me duaj!

Gjithe jeten, nuk do te ndahem nga ti edhe nese nuk jetojme bashke.

Do jem me ty! Do te te mbaj ne barkushen e majte te zemres sime. Aty gjithmone.

 

Turj. -E une do te afrohem e do ta shtrengoj lehte  … në gjoksin tënd.

 

Tir. – E une do te te ngeci ne dore qe ti te besh cfare te duash me mua e trupin tim

Por ti nuk do te me besh per te qare nga dhembja se i kam te ndjeshme e tani jam gati per …

Atje eshte celesi i dorezimit pa kushte.

Forca ime, dashuria ime deshira per ty ++++ e plot.

 

Turj .- Keto letra tua, keto fjale, mua me japin force, vullnet e dashuri per pune e per TY.

 

Tir. -Ate dua per ty, e ti te jesh mire, te punosh, te me duash!

Shko laju, unë po te ferkoj kurrizin se nuk e sheh, po te ndihmoj.

Mos mu llasto se te ha ate fytyren e bukur.

……….

 

Vazhdon, me gocen tiranse në Turjakë dhe letrat e Sierit për Sylën.

 

 

Sinan Kastrati