Tite: Belgjika me futbollistë të mëdhenj, Courtois bëri diferencën

07.07.2018 12:11:59

Ka shumë zhgënjim në radhët e Brazilit për eliminimin nga Belgjika në çerekfinale të Botërorit. Trajneri i “Seleçaos”, Tite, e pranon se belgët u treguan cinikë, duke shfrytëzuar rastet që iu krijuan.

“Dominuan në pjesën më të madhe të lojës, kemi krijuar raste të shumta, por Belgjika shfrytëzoi dy mundësi që pati më mirë se ne. E ardhmja ime? Është një moment plot me emocione, nuk mund të them asnjë për të ardhmen ime. Do të flasim pas disa ditësh, por më parë duhet të analizojmë gjithçka”, tha ai.

Përtej zhgënjimit, trajneri i Brazilit tha se ishte një ndeshje e bukur, duke i dhënë merita kundërshtarit për kualifikimin, sidomos portierit Courtois. Ishte një ndeshje fantastike. Belgjika ka futbollistë të mëdhenj, por më duhet të veçoj portierin Courtois, që bëri diferencën.

“Kush e dashuron futbollin është dëfryer duke e parë këtë ndeshje mes dy skuadrave të mëdha që dhuruan spektakël”, u shpreh ai.