Tmerr në ajër/ ‘Njerëzit filluan të fluturonin brenda kabinës’, gjithçka u përmbys”, plagosen 37 pasagjerë

12.07.2019 11:23:39

Të paktën 37 udhëtarë të linjës ajrore nga Vankuveri në Sydeny i kompanisë “Air Canada” pësuan lëndime si pasojë e turbulencave të forta. Aeroplani me 284 pasagjerë në bord u detyrua të bënte ulje emergjente në Haëaii. Tridhjetë pasagjerë u dërguan për trajtim në spital, 9 nga të cilët kishin pësuar lëndime të rënda.

Udhëtarët kanë dëshmuar se sendet dhe gjithçka tjetër u rrëzua kur nisën turbulencat. “Njerëzit filluan të fluturonin brenda kabinës“, tha një pasagjer.