Tmerr në mes të Londrës/ Ozil sulmohet me thika, ja si e mbron shoku i skuadrës

26.07.2019 09:32:08

Fantazisti turko-gjerman i Arsenalit, Mesut Ozil e ka parë veten ngushtë dje në Londër, teksa është sulmuar nga disa persona të armatosur me thika.

Ozil ishte në makinën e tij, bashkë me shokun e skuadrës, Sead Kolasinac, në momentin që keqbërësit u afruan me motor dhe nisën të kërcënojnë me thika.

Ishte pikërisht boshnjaku Kolasinac që zgjodhi të përballet me keqbërësit, duke dalë nga makina dhe sulmuar ata derisa u larguan, ndonëse si armë kishte vetëm grushtet e tij.

Nga ana tjetër, Ozil nxitoi të fshihej në një restorant turk që ndodhej aty pranë, deri në momentin që në vendngjarje erdhi policia.

Mesut Ozil’s car got jumped, Kolasinac jumped out and backed the beef.

Embedded video