Tmerri i vitit ’97: Pamjet kur Frrok Çupi ra në pritën e Zani Çaushit

14.03.2017 23:52:01

Të gjithë që kanë jetuar periudhën e tranzicionit në Shqipëri e mbajnë mend tmerrin e përjetuar nga bandat që të prisnin rrugën dhe të zbraznin xhepat. Por, jo në pak raste nga këto përplasje ka pasur edhe të vdekur.

Ishte mars i vitit 1997, kur i forti i Vlorës, Zani Çaushi, bashkë me bandën e tij kishin bllokuar urën e Mifolit dhe “krihnin” çdo kalimtar.

I tillë ishte edhe gazetari Frrok Çupi i cili ka rënë në pritën e Zanit.

Në videon e realizuar nga “Associated Press” dëgjohet qartë që në minutën e 02:09 të videos se si oficeri i policisë Ardian Liçaj negocion me Zanin me tone të larta dhe fjalor banal për të mundësuar kalimin e një makine tip “BMW”, e cila kishte brenda saj gazetarë vendas e të huaj, mes tyre edhe Frrok Çupi.

Në pamje merret kuptohet që po zhvillohet një debat i ashpër dhe dallohet lehtë arroganca e Zani Çaushit.