Tmerrin e tërmetit e përjetuan edhe çifti nga Lipjani, në Shqipëri shkuan për muaj mjalti

30.11.2019 22:54:37

Shqipëria të martën u godit nga një tërmet shkatërrimtar, që la mbi 50 të vdekur, qindra të lënduar dhe shumë objekte të shkatërruara.

Në momentet e tërmetit, në Durrës, një nga qytetet që u prek më së shumti nga tërmetet kishin qëlluar edhe disa kosovarë.

Ata që shpëtuan tërmetin do ta kujtojnë të lidhur me plot rrëfime nga më të ndryshmet.

Një dhe shumë i veçantë ka të bëjë me dy të sapomartuar nga Lipjani, që ishin të vendosur në hotel në Durrës për muajin e tyre të mjaltit.

Çifti nga Lipjani thonë se rilindën meqë i mbijetuan këtij tërmeti të tmerrshëm. Sikurse edhe banorët tjerë, ato dolën jashtë të tmerruar, por meqë bënte ftohtë u kthyen për të marrë edhe rrobat tjera, duke filmuar edhe pamjet nga shkatërrimet që kishte shkaktuar tërmeti.