Tokio goditet nga tërmeti i tretë brenda katër ditësh

20.07.2016 12:52:57

Agjencia meteorologjike e Japonisë ka bërë të ditur se një tërmet i fuqishëm ka goditur kryeqytetin e këtij vendi për të tretën herë brenda katër ditësh.

Sipas saj, dridhja ishte 5.0 shkallë dhe ndodhi në ora 7.25 të mëngjesit.

Agjencia gjithashtu, tha se nuk ka rrezik për cunami dhe raportime për të lënduar.