Tollovi në markete, cthotë se duhet rishikuar vendimi për kufizimin e lëvizjes

Tollovi në markete, cthotë se duhet rishikuar vendimi për kufizimin e lëvizjes

27.03.2020 18:42:27

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se vendimi për orare të kufizimit duhet të rishikohet sa më shpejtë.

I pari i Prishtinës, ka pohuar se edhe sot janë krijuar radhë të gjata dhe tollovi në markete.

“Edhe një ditë më shumë do të jetë problem. Radha të gjata dhe tollovi në markete në Prishtinë. Pas bisedave me nivelin qendror sot, mendoj se kjo është në të mirë të qëllimit të përbashkët”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.

Ndryshe, Qeveria e Kosovës ka vendosur që të kufizohet lëvizja e qytetarëve dhe automjeteve nga ora 10:00 e mëngjesit deri në ora 16:00 pasdite dhe prej orës 20:00 në mbrëmje deri në ora 06:00 në mëngjes.

Deri më tani në Kosovë janë konfirmuar 86 raste me coronavirus.