Tomë, a nuk të dhemb shpirti se Astriti ka pas mall të takohej me prindërit e tij pa mbikëqyrje të komisarëve të Albinit?

12.11.2016 17:46:21

Nga Rexhep Kastrati

Tomë Gashi si një inkuizicionist tipik, ka kërkuar që gardianët të arrestoheshin, kurse të burgosurit në dhomën e Astritit të transferoheshin. Po pse duhe të arrestoheshin gardanët? Ka ndonjë provë se mund të jenë të implikuar në vdekjen e Astritit? Në anën tjetër, a ka pasur vrasës me pagesë në dhomën ku ka qenë Astriti? Këtyre pyetjeve mun t’u përgjigjet Tomë Gashi, avokati i Azem Sylës, e tash edhe i familjes Dehari, sepse Toma po e ditka se paska arsye për arrestimin e gradianëve! Në anën tjetër, asnjë fjalë nuk e ka thënë Toma pse duhej që takimet e Astritit me prindërit e tij të bëheshin në prani të komisarëve të sektës okulte të Albinit. Toma asnjë fjalë nuk e ka thënë se përse sekta okulte e Albinit u mundua të fshihte vizitat e Dradan Molliqajt, të Sami Kurteshit, apo edhe të ndonjë tjetri tjetri. Po ashtu, nuk thotë gjë për kërcënimet eventuale që mund të ketë pasur gjykatësi Kashtanjeva për të heshtur. Jo, se ai është avokat që duhet të mbrojë dhe të legjitimojë një version vrasjeje të Astritit, sipas të cilit na qenkësh shteti që e paskësh kryer këtë vrasje! Dhe për të nuk ka fare rëndësi se asnjëherë Astriti nuk është takuar me prindërit e tij pa praninë e komisarëve të sektës okulte të Albinit, dhe se Astriti ishte në siklet me praninë e tyre në ato takime. Dhe për të nuk ka fare rëndësi se në ditarin e tij, Astriti nuk del të ketë pasur ndonjë ankesë në sjelljen e gardianëve ndaj tij. Për të nuk ka rëndësi fare se Dardan Milliqaj, por edhe prindërit e Atritit ishin munduar të mbanin fshehur vizitat e komisarëve të sektë okulte të Albinit, dhe as arsyet që i kanë shtyrë për t’i fshehur ato vizita. Është kështu, për faktin se këto e implikojnë sektën okulte në vdekjen e Astritit.

Toma, ndërkaq, nuk thotë se a ka pasur ndonjë vrasës me pagesë në dhomën ku ishte edhe Astriti? Nuk thotë se a ka qenë ai militant i sektës okulte të Albinit? Pra, ka shumëçka që Toma duhet të sqarojë para se të kërkojë të bëjë inkuzicion mbi të tjerët. Pas gjithë atyre që tashmë janë bërë publike, nuk është as Toma e as sekta okulte e Albinit në pozitë për të kërkuar inkuzicione dhe për të kërëcënuar njeri. Fakti se është avokat i Azem Sylës,  e tash edhe i familjes Dehari, nuk i jep të drejtë të flasë çfarë t’i teket, të bëjë tautologji dhe të shpërqëndrojë vëmendjen e njerëzve nga çështja themelore: përgjegjësia e sektës okulte e Albinit në vdekjen e Astritit. Natyrisht, mua nuk do të më pëlqente që të tjerë të thonë gjëra që nuk do t’i pëlqenin Tomës, e që mund të konsiderohen si një lloj shantazhi ndaj tij, sado të vërteta që të jenë ato.