Tomë Gashi, a janë takuar më 4 nëntor Dardan Molliqaj dhe Dardan Sejdiu më Destan Zogajn, ushtrues detyre i drejtorit të burgut në Prizren?

05.01.2017 19:21:46

Nga Rexhep Kastrati

Tomë Gashi sot ishte i vetmi që foli për Astrit Deharin, dhe siç e ka zakon, foli në mënyrë shumë manipulative duke provuar të nxjerrë kundërthënie të ndryshme rreth vdekjes së tij. Mirëpo, Toma ka harruar se janë dy muaj nga vdekja e Astritit dhe derisa nuk dështoi i ashtuquajturi raport i ekspertëve të familjes, jo që nuk kanë heshtur, por i dhanë aq zjarr sa që desh e kallën shtetin. Dhe për çfarë kundërthënie bëhet fjalë? Për ato që një herë thoshte se Astrit Dehari kishte vdekur disa orë para shetisë së mbasditës, e herën tjetër thoshte se Astriti ka shkuar i gjallë në spital? Për ato që një herë thoshte se lëndimet në kokë dhe në trup ishin sipërfaqësore, e herën tjetër fliste për peshqir të mbuluar me gjak? Për ato që thoshin se as raporti mjeko-ligjor i Institutit të Mjekësisë Ligjore të Kosovës nuk thoshte se Astrit Dehari ka vrarë veten, apo për ato që thoshin se vetëvrasja është supozim fillestar? Pra, për cilat kundërthënie?

Në anën tjetër, nga tash kontestimi i filmimeve të kamerave të sigurisë? A është ky “argumenti” i ri alla tomçe për të kontestuar procesin hetimor dhe për të manipuluar me të vërtetën? Po nëse unë them se më 4 nëntor, pra një ditë pas takimit të Astrit Deharit me prindërit e tij dhe me gruan e tij nën mbikëqyrjen e Sami Kurteshit, dhe një ditë para se të vdiste, Dardan Molliqaj dhe Dardan Sejdiu janë takuar me Destan Zogajn, atëherë ushtrues detyre i drejtorit të burgut në Prizren, a do të thotë se duhet të kem parasysh se janë zhdukur filmimet e kamerave të sigurisë në lokalin ku është realizuar ai takim, apo edhe janë shkurtuar? Dhe çka do të thotë një takim i Dardan Molliqajt dhe Dardan Sejdiut me ushtruesin e detyrës së drejtorit të burgut ku ishte Astriti, Destan Zogaj? Aq më tepër kur po atë ditë kishte pasur një protestë për lirimin e tij. A mund të konsiderohen pretendimet për gjoja shkurtimin e filmimeve të kamerave të sigurisë në burgun e Prizrenit, si shpërfaqje e një metode që mund të jetë përdorur për të eliminuar dëshmi për një takim të tillë? Dhe a hyn edhe kjo metodë në grupin e metodave për prodhimin apo eliminimin  e fakteve nga ana e sektës okulte të Albinit? Dhe kur them këtë kam parasysh atë që vetë Astriti kishte shkuar në ditarin e tij: “Edhe Dardani më thoshte të rri i qetë e të mos lodhem për gjetjen e fakteve, ngase me këtë pjesë merret “Lëvizja”. Pra, si merrej “Lëvizja” lidhur me faktet e gjetura, apo edhe me gjetjen e fakteve?  Natyrisht se ka edhe shumë pyetje dhe çështje të tjera, për të cilat duhet të flasin Toma dhe sekta okulte e Albinit, por sa për fillim këto.