Tomë Gashi inkuizitori që kërkon kokën e gardianëve për të fshehur të vërtetën për vdekjen e Astritit

14.11.2016 14:03:11

Nga Rexhep Kastrati

Dalja e shumë informacioneve që implikojnë sektën okulte të Albinit në vdekjen e Astritit e ka trazuar tepër shumë këtë sektë. Këtë po e shpërfaq me sjellje, me deklarata dhe me qëndrime sociopatike. Sekta okulte është duke u angazhuar në të gjitha mënyrat për të penguar zbardhjen e të vërtetës së vdekjes së Astritit, dhe në këtë drejtim po mundohet të bëjë sa më shumë trysni politike mbi drejtësinë që të mos e zbardhë vdekjen e Astritit, kurs enë anën tjetër ka angazhuar Tomë Gashin që të bëjë gjithçka që proceduralisht ta bllokojë procesin hetimor për zbardhjen e plotë të vdekjes së Astritit. Të ashtuquajturat protesta me moton “Drejtësi për Astritin”, nuk janë asgjë tjetër pos mënyra për të bërë trysni mbi institucionet përkatëse që të mos e zbardhin atë, përkatësisht të mos zbulojnë implikimin e kësaj sekte në vdekjen e tij. Në anën tjetër, Tomë Gashi po bën gjithçka në aspektin procedural që të bllokojë procein hetimor për vdekjen e Astritit. Dhe më tepër se kaq, Tomë Gashi po vazhdon të bëjë trysni mbi institucionet e shtetit për të prerë koka, dhe kështu për të prejudikuar versionin përfundimtar të vdekjes së Astritit. Përtej kompetencave dhe autorizimeve të tij si avokat, Tomë Gashi po kërtkon me çdo kusht kokat e gardianëve të burgut, edhe pse asnjë informacion sado i vogël nuk ka dalë që të bëjë qoftë edhe tërthorazi përgjegjës për vdekjen e Astritit. Gardianëve nuk po u njihet as e drejta elementare edhe të të akuzurave, e lë më të qytetarëve të lirë mbi të cilët nuk rëndon asnjë akuzë apo dyshim i bazuar. Tomë Gashi e bën edhe rolin e prokurorit, edhe të gjykatësit edhe të persekutorit dhe vetë vendos, e etë vulos, duke mos pasur as përgjegjësinë minimale të respektimit të të drejtave elementare të njeriut për gradianët. Tomë Gashi, gradianëve nuk ua njeh as të drejtat e të akuzurave ligjërisht, sipas të cilëve derisa nuk dëshmohet fajësia me vendim gjykate, janë të pafajshëm. Dhe Toma ia rezervon vetes të drejtën për të spallë fajtorë dhe për të marrë vendime. Dhe ai kërkon kokën, me shpresë se kështu mund të mbulojë të vërtetën për vdekjen e Astritit. Me prerje koke, Toma po mundohet të krijojë një version sipas të cilit përgjegjës për vdekjen e Astritit e kanë gardianët. Edhe pse jam duke i përcjellë të gjitha informacionet që bëhen publike për vdekjen e Astritit, edhe ato që i nxjerrin nga sekta okulte e Albinit, e edhe nga vetë Toma, por ende nuk kam hasur ndonjë infromacion që bën qoftë edhe tërthorazi gardianët përgjegjës për vdekjen e Astritit. Por edhe po të kishte, do të duhej t’i ofroheshin prokurorisë dhe ajo të procedojë më tej, ose nëse nuk paskan besim te prokuroria, e kanë të drejtën ligjore që ato prova t’i çojnë në gjykatë dhe të bëjnë ose kallëzim penal, ose padi private dhe të kërkojnë ligjërisht sanksionimin ligjor që kërkojnë. Në anën tjetër, edhe Toma e di se përgjegjësia është indviduale e jo kolektive dhe nuk mund të kërkohet koka e gradianëve, përkatësisht përgjegjësia kolektive e tyre. Dhe përgjegjësi kolektive nuk është kërkuar as për krime gjenocidale kur janë shfarosur grupe të mëdha njerëzish, e lë më për një rast indvidual. Por duket se në mungesë të provave apo të dëshmive të ndryshme kundër gardianëve, Toma kërkon kokën e tyre politikisht, duke i bërë kurban të faktit që sekta okulte e Albinit është e tmerruar nga faktet e publikuara dhe që e implikojnë atë në vdekjen e Astritit. Mirëpo, as Toma, as sekta okulte e Albinit  dhe askush nuk ka të drejtë që të cenojë integritetin dhe dinjitetin e gardianëve pa fakte dhe pa prova. Dhe derisa nuk ka asnjë provë apo fakt për përgjegjësi të gradianëve, ndërkaq ka shumë fakte që implikojnë sektën okulte të Albinit në vdekjen e Astritit. Dhe këtu është dallimi dhe këtu është paniku dhe hallkama që e ka kapur sektën okulte të Albinit dhe që e shtyn të bëjë gjithçka që të pengojë zbardhjen e të vërtetës për vdekjen e Astritit. Mirëpo, është vonë, shumë vonë për ta bërë këtë, sepse tashmë është kryer një ekspertizë mjeko-ligjore shumë transparente dhe shumë profesionale, e të cilën e kanë monitoruar dhe e kanë pranuar edhe familja Dehari, edhe sekta okulte e Albinit , edhe Tomë Gashi. Edhe informacionet e bëra publike e që janë shumë rënduese për sektën okulte të Albinit, janë aq të papërgënjeshtrueshme sa që në asnjë rrethanë nuk do të mund të vinin në dyshim përgjegjësinë e sektës okulte, e cila mund ta ketë shtyrë Astritin drejt vdekjes, ashtu siç mund ta ketë shtyrë edhe Arbnorin.