Tomë Gashi: Presim nga Supremja t’i liroj të akuzuarit e rastit “Drenica”

16.11.2016 17:12:29

Aktgjykimi i djeshëm i Gjykatës së Apelit  ka shpallur fajtor Sami Lushtakun dhe të gjithë komandantët e Zonës Operative të Drenicës.

Tomë Gashi, njëri nga avokatët e këtij rasti, ka paralajmëruar se do të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme për arsye se ata janë dënuar pa asnjë provë.

“Afati për ankesa është tre muaj nga dita e djeshme. Ne do ta dërgojmë ankesën me shpresë se Gjykata Supreme si instanca më e lartë gjyqësore do të veproj drejt, do t’i liroj të gjithë të akuzuarit nga fajsia, duke përfshirë Sylejman Selimin, Sami Lushtakun dhe gjithë të tjerët në këtë rast”, ka thënë Gashi për lajmi.net.

Sipas tij, të gjithë janë dënuar për arsye politike dhe jo juridike.

Ky rast kishte përfunduar në maj të këtij viti, ndërsa kryetari i trupit gjykues ka shpallur aktgjykimin më 15 nëntor.