Tomë, kam mëshirë për gjendjen tënde, por prano se e vërteta për vdekjen e Astritit nuk mund të politizohet as me pallavra, as me protesta!

14.11.2016 20:13:17

Nga Rexhep Kastrati

“Nuk po them që gardianet e kanë vra Astritin edhe pse kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”.

Kështu paska thënë Tomë Gashi, i cili gjatë ditës, ka përsëritur jo si avokat, por si të ishte pjesëtar i sektës okulte të Albinit, në një valë me Albinin, se Astrintin e ka vrarë shteti. Edhe pse një avokat nuk guxon në anjë rrethanë të bëjë deklarata të tilla, pasi që përderisa nuk ka prova dhe fakte, një akuzë e tillë është politike dhe e pavërtetë, kurse avokati është njeri i ligjit dhe i detyruar të respektojë procedurat dhe natyrën e një procesi hetimor. Fakti se Toma përsërit si papagall akuzat politike pa kurrëfarë baze faktografike, të sektës okulte të Albinit, nuk e nxjerr vetëm të çorientuar në aspektin profesional, të dështuar në këtë aspekt, por edhe e nxjerr të çorientuar edhe në aspektin sociopatik. Është kështu për faktin se brenda ditës e ka përgënjeshtruar veten: “Nuk them që gardianët e kanë vrarë Astritin edhe pse as kjo nuk bën të eliminohet krejtësisht”, do të thotë se shprehë pasiguri, që anon kah pohimi se gardianët nuk e kanë vrarë Astritin.  Pra, që këtu merr fund loja me demoagogji politike lidhur me vdekjen e Astritit. Në fakt pasiguria e tillë tregon krizën që ka ai si avokat dhe sekta okulte e Albinit për ta menxhuar këtë rast dhe për ta fshehur të vërtetën për vdekjen e Astritit dhe përhgjegjësitë e kësaj sekte për vdekjen e tij. Pasiguria që ka shprehur Toma është larg agresivitetit verbal dhe me terma juridikë që e ka bërë vazhdimisht lidhur me këtë vdekje. Dhe kjo rrjedh pikërisht se gjithë retorikën e tij si avokat, sikurse në tërësi sekta okulte e Albinit e kanë ndërtuar mbi të pavrëteta dhe mbi përpjekje të kota për të fshehur përgjegjësitë reale që ka ajo sektë. Në fakt, siç kam thënë vazhdimisht, sekta okulte e Albinit është e interesuar shumë që të mos zbardhet e vërteta, por Toma sonte e ka vulosur paaftësinë për ta mbuluar të vërtetën. Gjatë ditës të akuzosh shtetin me një siguri të plotë, dhe në mbasdite të vonë të shprehesh me pasiguri të plotë, do të thotë se e ke humbur fare torruan, se je në panik dhe se nuk e ke të mundur të mbulosh të vërtetën me të pavërteta. Në anën tjetër, pasiguria, përkatësisht mungesa e guximit për të akuzuar me siguri gardianët për vdekjen e Astritit e bën shumë idiotike dhe të marrë kërkesën  për të prerë kokat e tyre. Prandaj edhe kërkesat e tilla janë politike, janë vetëm një mënyrë për të prejudikuar versionin përfundimtar të vdekjes së Astritit. Kështu merr fund edhe saga për Tomën si avokat, dhe rrumbullakësohet e vërteta për Tomën si veprimtar i sektës okulte të Albinit. Së këndejmi edhe tash e tutje do ta trajtoj si çdo pjesëtar të stafit të ngusht të Albinit që flet dhe sillet avokatisht. Zatën ai nuk e ka fshehur fare këtë, sepse më herët ka thënë: “Pas Gjykatës Speciale do të shkojë në Vetëvendosje, ndoshta ndërrohet mendja dhe mund të shkojë më herët. Por do të pres të punojë me klientë në Gjykatën Speciale e të bëhem më i pasur e t’i ndihmojë Vetëvendosjes”, ka thënë Gashi në “Interaktiv” të KTV-së. Dhe duket se Tomës iu ka ndërruar mendja më herët dhe paska shkuar më herët në sektën okulte të Albinit, por gjithnjë duke u sjellë dhe duke folur avokatisht.