Tomë, shoku i dhomës së Astritit, ka dëshmuar se në kohë të shetitjes, Astriti ka qenë gjallë

15.11.2016 12:48:54

Nga Rexhep Kastrati

Një nga margaritarët e tij, Toma e ka thënë mbrëmë kur ka thënë se Astriti ka vdekur disa orë para kohës së shetitjes. Dhe më tej ka thënë se gardianët këtë e kanë ditur, por kanë aktruar. Dhe kjo mua m’i kujton dy momente: kur helmoheshin fëmijët shqiptarë nëpër shkolla gjatë vitit 1990, kurse Beogradi thoshte se po aktrojnë, dhe një moment tjetër, kur ekspertet e gazit lotjsellës, si puna e Donika Kadaj – Bujupit, thoshte për koleget e saj kuvendare se po aktronin gjoja janë helmuar nga gazi lotsjellës. Dhe kjo logjika serbe e të arsyetuarit te Toma mund të ketë ardhur edhe nga përvoja e tij si avokat gjatë viteve ’90, por ta përdorësh si argument për të fshehur të vërtetën për vdekjen e Astritit, vërtet kalon çdo kufij moralë dhe njerëzorë. Sipas kësaj logjike, Astriti paska vdekur disa orë para kohës së shetitjes, kurse gardiaët gjakftohtë e kanë lënë trupin e tij në dhumë dhe kanë pritur të vijë koha e shetitjes dhe të aktrojnë. Unë e kuptoj dhe kam mëshrië për gjendjen e Tomës, i cili nuk ka asnjë argument për të manipuluar me rastin, por megjithatë këto gjëra janë të pafalshme për të dhe për gjithësecilin. Është kështu për faktin se këto duhet të përputhen edhe me një logjikë njerëzore, edhe me një logjikë të atyre që kanë ndodhur me të vërtetë. Dhe kur them këtë, kam parasysh kohën kur Astriti ka shkuar për t’u pastruar. Sa kohë para vdekjes mund të ketë shkuar Astriti për t’u pastruar? Gjysëm ore, një orë? Sa? Dhe nëse ka shkuar për t’u pastruar gjysëm ore, apo një orë para se të vdiste, si ka mundësi që të ketë vdekur disa orë para kohës së shetitjes? Në anën tjetër, nëse ka dekur disa orë më parë, a nuk e kanë parë shokë t e dhomës të vdekur? Është kështu për faktin se shokët e dhomës, sikurtse gjithë të tjerët, kanë dalë nga dhomat vetëm në kohën e shetitjes. Pra, në dhomën ku ishte Astriti ka pasur njerëz dhe të thuash se me orë kanë qëndruar bashkë me trupin e tij të pajetë, nuk e rrok logjika e shëndoshë. Edhe dëshmia e Naser Makollit që ishte shokë dhome me Astritin, hedh poshtë çdo aluzion se Astriti mund të ketë vdekur disa orë më parë. Naser Makolli ka thënë se në kohën e shetitjes, Astritin e ka ftuar për të dalë bashkë, por ky i fundit ka thënë se ka dhiimbje koke dhe ka qëndruar në dhomë. ‘Në kohën e shëtisë së pasdites në ora 14.00 Astriti ka thënë se do të rrij në dhomë, ngase ka dhimbje koke dhe do të pushoj.” – ka thënë Makolli.  Pra, sipas tij, në atë kohë Astriti ka qenë gjallë, e jo siç pretendon Toma se ai ka vdekur disa orë para shetitjes. Dhe asnjë presje nga deklarata e Naser Makollit nu është përgënjështruar nga askush deri më tash, pra as nga vetë Toma, as nga familja Dehari dhe as nga sekta okulte e Albinit. Në këtë mënyrë, margaritarët e tillë si ky u fundit i shfaqur nga Toma lidhur me gjoja vdekjen e Astritit disa orë para kohës së shtetijes, dëshmojnë për krizën e thellë në të cilën gjendet ai dhe sekta okulte e Albinit përballë pamundësisë për të  fshehur të vërtetën për vdekjen e Astritit.