Tomislav Karaxhiq: Droni është lëshuar me lejen e Beogradit

07.10.2016 23:38:42

Nga Rexhep Kastrati

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Tomislav Karaxhiq u është përgjigjur disa pyetje gazetarit të infomer.rs lidhur me dronin dhe Ballist Morinën, dhe për gigjet e tij janë tepër tronditëse për Serbinë, por edhe për të gjithë ata shqiptarë që e heroizuan ismalj Morinën dhe bezin e lëshuar në stadiumin e beogradit, e bënë mjet porpagande patriotike.

“Po a nuk ishte droni vepër e shqiptarit Ismajl Morina?”- pyet gazetari.

“Ndoshta edhe ai ka qenë ndonjë vidhë në organizim, ku ta di . Por nuk kam pikë dyshimi që ai kishte mbështetje këtu në Serbi. Nuk e kuptoj se si një person të vijë nga Shqipëria në Beograd, të ngjitet në çatinë e një kishe dhe të nisë një dron. Kjo është e pabesueshme. Duhet kurajë për të realizuar një operacion të tillë dhe gjithçka është kundër vendit të vet, ekipit të vet dhe interesit kombëtar, në sytë e të gjithë Europës. Bravo. Pa mbështetje kjo gjë nuk mund të bëhej”, tha Karaxhiç.

Me këtë përgjigje, Karaxhiq ka shpërthyer gjithë propagandën mediatike dhe diplomatike  të Serbisë, e cila shkoi aq thellë dhe aq lartë sa kryeminstri i Serbisë, Vuçiq të ankohej te Xho Bajden dhe te kancelarja Merkel për rrezikun nga e ashtuqautjura “Shqipëri e madhe”.

Të kujtojmë se për këtë ishte akzuar vëllai i Edi ramës, Olsi, por edhe Blendi Fevziu.

Shqiptarët u shkrinë fare nga emocionet dhe një pjesë e madhe, për të mos thënë shumica abolute nuk e vinin në dyshim patriotizmin e Ballist Morinës.

Unë asnjëherë nuk kam besuar se Ballist Morina e ka bërë atë akt, ose jo në mënyrën siç e përshkruante ai.

Që nga koha kur ka ndodhur kjo ngjarje, unë kam bërë disa shkrime ku kam treguar se kjo është vepër e shërbimeve sekrete serbe për të akzuar shqiptarët se duan ta krijojnë “Shqipërinë e Madhe”.

http://rexhep-kastrati.blogspot.com/2014/10/mbrapa-shqetesimit-per-shqiperine-e.html

http://rexhep-kastrati.blogspot.com/2014/10/a-po-rikthehet-qeveria-serbe-te.html

http://rexhep-kastrati.blogspot.com/2014/10/a-i-ka-thene-vuciq-zevendspresidentit.html

skandaloze