Tomislav Nikoliq përballë Hashim Thaçit: Pse?

10.02.2017 17:57:32

Deklaratat e fundit nga Serbia, sipas të cilave shprehet interesi dhe dëshira e Beogradit për të kaluar negociatat në nivel presidentësh, duhet kuptuar edhe si dëshirë për të shmangur rolin udhëheqës të kryeministrit Mustafa dhe të LDK-së në procesin negociator dhe në procesin e shtetformimit. Po pse?

Nga Rexhep Kastrati

Gjatë tërë këtyre viteve kam thënë vazhdimisht se të gjitha aksionet e dhunshme, anrkiste dhe tribale janë të drejtuara kundër kryeministrit Mustafa dhe LDK-së, pikërisht për shkak të rolit që kanë në procesin e shtetndërtimit të Kosovës dhe të negociatave, dhe nuk ksihin e nuk kanë të bëjnë as me Hashim Thaçin, as me Kadri Veselin. Kritikat ndaj Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, në fakt bëheshin sa për të kamufluar qëllimin për rrënimin e Qeverisë së drejtuar nga kryeministri Mustafa, derisa nuk dolën vetë, edhe Hashim Thaçi pak më me elegancë,  e Kadri Veseli në mënyrë më të hapur pro rrëzimit të Qeverisë së Kosovës. Edhe Serbia vetë, në fund, pas dështimit të gjithë aksioneve për rrëzimin e Qeverisë me anë të dhunës, protestave dhe anarkismit e tribalizmit, doli hapur se kishte për qëllim rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, për të shmangur ballfaqimin e me kryeministrin Mustafa dhe me rolin udhëheqës të tij dhe të LDK-së në proceset e brendshme dhe ato negociatore. Në fund të vitit të kaluar, Beogradi, PDK, sekta okulte e Albinit, dhe partitë tjera opozitare, si dhe korpusi medietik i kontrolluar nga to dhe përgjithësisht nga struktura mafiozo-politike dhe agjentura kundërshqiptare, ranë në ujdi dhe e shprehën njëzëri synimin për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës. Së këndejmi, gjithë angazhimet e bashkërenduara kanë qenë dhe kanë mbetur në funksion të rrëzimit të Qeverisë dhe të eliminimit të rolit udhëheqës të kryeministrit Mustafa dhe të LDK-së nga proceset e brendshme dhe ato negociatore. Edhe muri, edhe treni, edhe të gjitha provokimet verbale dhe fizike kanë qenë dhe janë në funksion të këtij qëllim. Kjo u pa më qartë në rastin e trenit, kur korpusi medietik i kontrolluar nga strukturat mafiozo-politike u mundua ta paraqiste si një heroizëm të Hashim Thaçit. Edhe pse ishte e qartë se roli i hashim Thaçit në këtë çështje ishte zero, pasi që në bazë të kushtetutës dhe ligjeve, kjo ishte kompetencë e agjensive dhe institucioneve ekzekutive. Por jo vetëm kaq:përveç shpërfaqjes së një bashkërendimi politik ndërmjet Beogradit, sektës okulte të Albinit, PDK-së, AAK-së, Nismës etj., për rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, gjatë javëve dhe ditëve të fundit është shprehur hapur një bashkërendim në nivel medietik ndërmjet medieve të Serbisë dhe korpusit medietik të kontrolluara nga strukura mefiozo-politike në Kosovë për të lartësuar Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Edhe në serbisht, edhe në shqip, po zhvillohet një fushatë heroizuese dhe afirmative për hashim Thaçin dhe Kadri Veselin, dhe kjo fushatë të vetmin dallim ndërmjet medieve në Serbi dhe atyre në Kosovë kishte vetëm se njëra bëhej dhe bëhet në gjuhë të ndryshme, por qëllimi ishte i njëjtë: afirmimi i dhe heroizimi i Hashim Thaçit dhe i Kadri Veselit. Por kjo ka një shpjegim edhe në aspektin socio-politik, edhe në atë socio-historik: në aspektin socio-politik duhet thënë se strukura politike dhe kadrovike që përfaqëson Hashim Thaçi është strukturë mafiozo-politike, është strukturë e analfabetizmit politik dhe e rekrutëve shqiptarë të agjenturave kundërshqiptare, lehtësisht e shantazhueshme, e vullnetshme për realizim interesash të Serbisë. Dhe kur them këtë kam parasysh jo vetëm PDK-në, por gjithë spektrin politik që ka dalë nga linja e Tiranës/Kretës dhe ajo udbasho-jugosllavokomuniste dhe korpusin medietik që kontrollohet nga to; kurse në aspektin socio-historik duhet thënë se kjo strukturë politike ka zënë fill nga agjenturat serbe dhe agjenturat kundërshqiptare, e është shpërfaqur pas takimit Nano – Milosheviq në Kretë, në dhjetor 1997, dhe që atëherë në mënyrë të organizuar ka punuar për ta ndarë Kosovën mbi baza etnike, për të konsoliduar, për të legjitimuar dhe legalizuar këtë ndarje. Prandaj, jo rastësisht, rikthimi i Hashim Thaçit në negociata në Bruksel ndërlidhet pikërisht me rihapjen e debatit për ndryshmin e kufijve, pra për ndarjen e Kosovës, qoftë edhe i kamufluar si shkëmbim territoresh. Dhe dëshira e Serbisë për ta kaluar nivelin e negociatave në nivel të presidentëve , është vetëm një dëshirë për të rikthyer në tavolinë ndarjen e Kosovës dhe për ta realizuar atë me ata që e kishte filluar: me linjën e Tiranës/Kretës dhe me atë udbasho-jugosllavokomuniste. Dhe kur jemi këtu, duhet të kujtojmë se pas ndarjes praktike etnike të Kosovës gjatë luftës, Hashim Thaçi kishte filluar këtë ta legjtimonte edhe në nivelin politik, dhe atë në dy nivele: në nivelin qendror me takimin me Momçilo Trajkoviqin dhe popin Artemije, dhe në nivelin lokal me takimet e Bajram Rexhepit me Oliver Ivanoviqin. Edhe çështjen e shpalljes së sërishme të pavarësisë së Kosovës, linja e Tiranës/Kretës dhe ajo  udbasho-jugosllavokomuniste bënë gjithë ato obstruksione për të penguar procesin këtë proces, përkatëisht për ta ndërlidhë atë pikërisht me to. Bile hashim Thaçi pat propozuar moratorium për statusin e Kosovës. Dhe gjithë kjo bëhej për ta eliminuar rolin udhëheqës të LDK-së në këtë proces dhe për ta marrë këtë rol pikërisht strukturat mafiozo-politike , e që do ta legjitimonin dhe legalizonin ndarjen etnike të Kosovës. Edhe procesin negociator të Brukselit, Serbia e kishte nisur dhe e kishte vazhduar po me Hashim Thaçin dhe me strukturat politike dhe kadrovike që qëndronin mbrapa tij, me të cilat arriti që të legalizonte me një marrëveshje ndërkombëtare themelimin e Asocacionit të komunave me shumicë serbe, duke e bërë obligim ligjor për shtetin e Kosovës. Dhe këto negociata vazhduan me një rrjedhë që do të shndërronin këtë Asociacion në një “Republika Srpska”, për çka u pat shprehur e shqetësuar edhe ish-ambasadorja amerikane, Trejsi En Xhekobson që në dhjetor të vitit 2013. Dhe kjo kishte qenë arsyeja kryesore që e rrëzoi hashim Thaçin nga pushteti, dhe e solli Isa Mustafën dhe LDK-në. Koalicioni aktual qeverisës që u formua për të penguar rrjedhën negative që kishin marrë negociatat dhe për të shpushtetëzuar Hashim Thaçin dhe strukturat mafiozo-politike, si fazë për nxjerrjen e tyre nga politika. Prandaj edhe sulmet kundër kryeministrit Mustafa she Qeverisë që drejton ai u bënë në mënyrë të bashkërenduar dhe me qëllim për të shbërë rolin udhëheqës të kryeministrit Mustafa dhe të LDK-së në procesin negociator dhe në proceset e brendshme në Kosovë, dhe për të rikthyer rolin e Hashim Thaçit, të Kadri Veselit, të Albin Kurtit dhe të gjithë strukturave mafiozo-politike në këto procese. Dështimi për ta rrëzuar Qeverinë, ndërkaq, modifikoi edhe qasjen ndaj Kosovës: tashmë eliminimi i rolit të kryeministrit Mustafa dhe të LDK-së në këto procese ta bëjë jo vetëm nëpërmjet anagzhimeve për rrëzimin e Qeverisë, por edhe nëpërmjet kalimit të negociatave në nivel presidentësh.  Pra, Serbia do të punojë në të dy drejtimet: edhe në rrëzimin e Qeverisë së Kosovës, edhe në kalimin e negociatave në nivel presidentësh.