Tomor Qela për Demarkacionin me Malin e Zi: Kauzë politike, për një çështje krejt profesionale

29.08.2016 21:49:05

Gjeografi Tomor Qela ka ripërsëritur edhe një herë se Kosova nuk humb territor me shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Qela në emisionin “Zona B” ka thënë se ekspertët që e kundërshtojnë Demarkacionin e tanishëm me Malin e Zi, janë jo konsistencë në qëndrimet e tyre, kanë qasje të ngushtë dhe janë edhe jo profesional.

Sipas tij, është tentuar të bëhet kauzë politike, për një çështje krejt profesionale.

“Edhe pse është krejt çështje profesionale shndërrohet në kauzë politike, por nuk e kuptoj qëndrimin e ngushtë të ekspertëve, për një problem kaq të madh. Shpesh nxjerrim argumente dhe banale vetëm për të argumentuar para qytetarëve”, ka thënë Qela.

Ai ka shtuar se Komisioni Shtetëror ka pasur një mori argumentesh, por transmetimi i tyre në publik ndoshta ka pasur një dozë të neglizhencës.