Tony Blair: Nuk mendoj se është i nevojshëm karantinimi 14 ditor shkaku i COVID-19

03.09.2020 21:04:34

Ish-kryeministri, Tony Blair ka thënë se kufizimet e karantinës po i “vrasin” udhëtimet ndërkombëtare dhe nuk do të ishin të nevojshme me një regjim më të mirë të provave të menduara.

Duke folur për BBC-in, ish-udhëheqësi i Laburistëve përshëndeti testimet e reja klinike të njoftuara nga qeveria, por tha se ato mund të kishin ardhur disa muaj më parë – pasi ai parashikoi që mund të merreshim me kufizime për dy vjet të tjerë.

“Unë nuk mendoj se është e nevojshme të bësh karantinë 14 ditore kur të kthehesh në vend”, pohoi britaniku.

Ai shtoi se “për udhëtimet ndërkombëtare, [karantina po] e vret atë dhe se është e panevojshme”.

Ndryshe, Britania e Madhe numëron 340 mijë raste me COVID-19 gjersa kanë ndërruar jetë 41527 persona.