Tony Blair s’do të jetë i dërguari i Trumpit në Lindje të Mesme

05.03.2017 13:04:50

Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair, i ka mohuar raportimet e disa mediave botërore se ai do të bëhet i dërguari special i presidentit të SHBA-së, Donald Trump, në Lindje të Mesme.

Mohimi i Blair vjen pasi DailyMail raportoi sot më herët se ish-kryeministri britanik u takua javën që shkoi me dhëndrin dhe këshilltarin kryesor të presidentit Trump, Jared S Kushner, në Shtëpinë e Bardhë, transmeton Express.

DailyMail pohoi se takimet u mbajtën për të diskutuar mundësinë që Blair të punonte për Trump.

Por, sot Zyra e Tony Blair ka thënë se lajmi ka qenë shpikje dhe se ai vazhdon të punojë për paqen në kapacitet privat.

Pas largimit nga Qeveria e Britanisë së Madhe në vitin 2007, Blair mori rolin e të dërguarit në Lindje të Memse të Grupit të Kuartetit, i përberë nga Bashkimi Evropian, SHBA-ja, Rusia dhe Kombet e Bashkuara.

Zëdhënësi i tij ka thënë sot: “Blair nuk bërë ndonjë përpjekje të tillë që të bëhet i dërguari i presidentit në Lindje të Mesme. Po ashtu, ai nuk ka diskutuar për të marrë një rol të tillë apo çfarëdo roli tjetër për të punuar për presidentin e ri [amerikan]. Ai ka 10 vite që punon për procesin e paqës.