Torino-Milan, barazim spektakolar

17.01.2017 00:03:49

Milan realizoi një përmbysje spektakolare në Torino duke barazuar 2-2 një ndeshje që dukej praktikisht e humbur për kuqezinjtë. Skuadra e Montellës bëri një pjesë të dytë fantastike duke bërë të pavlefshme epërsinë e dyfsihtë të Torinos në pjesën e parë. Vendasit, u duk sikur u hakmorrën për eliminimin në Kupë duke krijuar një avantazh të shpejtë, me Belottin që gjeti golin pas vetëm 21 minutash lojë.

Nuk kaloi shumë dhe Benassi në të 26-tën dyfishoi shifrat duke e bërë Milanin të dukej shumë i vogël përballë granatave. Episodi që vendosi ndeshjen ishte ai i minutës së 32-të kur Donnaruma priti një 11-metërsh të Ljajic duke mos e lejuar këtë të fundit të shënonte golin e 3-0.

Në pjesën e dytë Milani pati meritën se besoi te një përmbysje e mundshme dhe goli i Bertolaccit në të 55-tën ja rriti edhe më tepër këtë besim kuqezinjve.

5 minuta më pas, Milani fitoi dhe një 11-metërsh, të cilin Bacca nuk e shpërdoroi duke barazuar gjithcka.

Gjithsesi fitorja ishte rezultati që dy ekipet dëshironin dhe ndeshja ishte e bukur deri në fund,  aq sa në minutën en 74-tërt Belotti ju afrua sërish golit të epërsisë ndërsa në të 88-tën Romagnoli la me 10 vetë kuqezinjtë që gjithsesi arritën të mbrojnë rezultatin duke parakaluar Interin në renditje falë kësaj pike të fituar me djersë përballë Torinos.