Torres del nga spitali

Torres del nga spitali

03.03.2017 19:25:22

Sulmuesi spanjoll është liruar nga spitali pasi që gjendja e tij është përmirësuar.

Lëndimi i Fernando Torres nuk ishte aq serioz sa dukej në fillim dhe sot ai është liruar nga spitali pasi që mjekët kanë konstatuar që gjendja e tij është stabile.

‘El Nino’ ka marrë një goditje në kokë në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Deportivo La Corunas dhe për disa çaste ka mbetur pa vetëdije, por intervenimi i shpejt i bashkëlojtarëve të tij dhe mjekëve të dy skuadrave, ka shmangur më të keqen.