Totozani mbledh të premten Komisionin Ad Hoc për KLP dhe KLGJ

22.03.2017 13:13:54

Avokati i Popullit, Igli Totozani do të therrasë ditën e premte mbledhjen e Komisionit Ad Hoc për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të KLGJ dhe KLP nga Avokatia. Në një noftim të zyrës së shtypit thuhet se “Avokati i Popullit, në përmbushje të detyrimeve ligjore të parashikuara në nenet 27 dhe 125 të ligjit nr. 115/2016,

“Për organet e qeverisjes në sistemin e drejtësisë dhe në cilësinë e kryetarit të Komisionit të Pavarur Ad Hoc, publikon njoftimin për zhvillimin e mbledhjes së radhës të Komisionit të Pavarur “Ad-Hoc”, për verifikimin dhe vlerësimin paraprak të kandidatëve për anëtarë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë nga Avokatia, ditën e Premte, datë 24.03.2017, ora 10:00, pranë zyrave të Avokatit të Popullit.”