Tottenham dhe Fiorentina eliminohen nga E. League

23.02.2017 23:35:00

Ndeshjet e orës 21:00 në Europa League dhuruan rezultate surprizë, me disa emra të mëdha që i japin lamtumirën kompeticionit.

Kështu Tottenhami barazoi 2-2 me Gentin me skuadrën belge që kishte fituar 1-0 në shtëpinë e saj. Në stadiumin Wembly të Londrës, Eriksen entuziazmoi tifozët vendas që në minutën e 10-të, por në të 20 Mitrovic në tentativë për të larguar topin me kokë shënoi në portën e tij. Kartoni i kuq Delle Alit në fund të pjesës së parë ishte një goditje e rëndë për skuadrën e Pochetinos, që gjithsesi në inferioritet numerik shënoi golin e 2-1 me Wanyama në të 61-ën, por në të 82 Perbet i dha kualifikimin skuadrës belge.,

Zhgënjen Fiorentina, që u mposht 2-4 nga Borussia e Moenchengladbahut në Artemio Franchi. Golat e Kalinic dhe Borja Valero dhanë përshtypjen e një kualifikimi të lehtë për skuadrën vjollcë, por Stindl në fund të pjesës së parë me 11-metërsh dhe me dy gola të tjerë në pjesën e dytë, të cilëve iu shtua edhe rrjeta e Christensen përmbysën gjithcka, me Gladbahun që kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 3-4.

Lyoni turpëroi Alkmarin edhe në takimin e kthimit me rezultatin e thellë 7-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 11 -2. Për skuadrën franceze realizoi një tregolësh Fekhir, ndërsa listës së golashënuesve iu shtuan Cornet, Darder, Aouar dhe Dyakhaby. Golin e vetëm për Alkmarin e realizoi Garcia.

Kopenhagen – Ludogorets përfundoi 0-0, por falë suksesit 1-2 një javë më parë, skuadra Daneze vijon më tej.

Kualifikohet edhe Genk, që mposhti 1-0 Astran me golin e realizuar nga Pozuelo, teksa sfida e parë ishte mbyllur në barazim 2-2.

Sparta e Pragës barazoi 1-1 me Rostovin, por skuadra ruse kishte fituar 4-0 në takimin e parë ndaj bëhet pjesë e 16 më të mirave të kompeticionit. Poloz shënoi për rusët që në minutën  13-të, ndërsa në të 84-rën barazoi Karavaev.