Tottenham kaloi në avantazh/ Mourinho feston para trajnerit shqiptar të tërbuar

25.09.2020 09:46:58

Shpresat e Shkëndijes për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër në Europa League u rritën pasi shënuan golin e barazimit ndaj Tottenham.

Megjithatë festa e tyre zgjati pak sepse anglezët kaluan sërish në avantazh me Son që shënoi të dytin.

Trajneri portugez Jose Mourinho nuk e ka fshehur gëzimin. Në momentin që kamera filmoi trajnerët e dy skuadrave, nga ana tjetër u pa trajneri shqiptar Ernest Gjoka i nevrikosur për mënyrën si erdhi goli.

Tottenham kaloi në fazën tjetër pas rezultatit total 3-1 ndaj Shkendijes.