Tottenham mposhti Arsenalin e Xhakës dhe Mustafit

30.04.2017 18:52:47

Tottenham i ka dhënë një shuplakë të fortë Arsenalit në garën për të siguruar një vend për në Ligën e Kampionëve.

‘Spurs’ të dielën mposhtën ‘Topçinjtë’, me rezultat 2-0, në derbin londinez të kësaj fundjave në Premier League.

Tottenham edhe në duel me rivalët e qytetit, ka vazhduar me top-formën e tyre që po tregojnë këtë sezon të garave, dhe më këtë trepikësh ‘kërcënojnë’ lideren e tabelës, Chelsean.

Dele Alli (55’) zhbllokoi ndeshjen, duke kaluar nikoqirët në epërsi, kurse, goditjen e dytë mysafirëve ua dha Herry Kane (55’) nga pika e bardhë.

Në radhët e Arsenalit edhe në këtë takim titullar ishte mesfushori shqiptar, Granit Xhaka, derisa edhe në këtë sfidë nuk u paraqit shqiptari tjetër i kësaj skuadre, Shkodran Mustafi.

Pas kësaj fitore, Tottenham ‘blindon’ pozitën e dytë me 77 pikë, katër më pak se kryesuesja e tabelës, Chelsea, kurse, Arsenal është e gjashta me 60 pikë të grumbulluara.