Trafikantët “plaçkiten” nga derrat e egër, humbasin 20 mijë euro kokainë

16.11.2019 23:37:35

Një grup trafikantësh droge kanë humbur rreth 20 mijë euro kokainë, pasi u “plaçkitën” nga një tufë derrash të egër. Trafikantët e kishin groposur drogën në një pyll në Toskanë, Itali, që të mos ua gjente policia.

Megjithatë, pakot e drogës ishin nxjerrë nga toka nga derrat e egër dhe qeskat ishin çarë dhe ishin hedhur gjithandej.

Policia u vu në dijeni të ngjarjes pasi po përgjonte telefonat e trafikantëve, të cilët po ankoheshin për drogën e shkatërruar nga derrat. Autoritetet gjetën drogën dhe telefonata bëri që të arrestohen tre shqiptarë dhe një italian.