Tragjedi në Itali / Shkuan për të parë yjet, vdesin 5 të rinj në Itali

12.08.2020 10:49:42

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali. Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 5 të rinj kanë humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur gjatë natës në Castelmagno, rajon në Alpe, pranë Cuneo.

Ata po udhëtonin me një Land “Rover”, që për motive të paqarta doli nga rruga dhe ra nga një lartësi shumë e madhe. Viktimat janë drejtuesi i mjetit një 24 vjeçar si dhe 4 të mitur nga mosha 11-16 vjeç.

Sipas të dhënave paraprake, fëmijët pasi kishin ngrënë darkë kishin vendosur të shkonin në Chastlasr, rajon në Alpe për të parë yjet.

Aksidenti ndodhi rreth mesnatës ndërsa ktheheshin në shtëpi. Dyshohet se për shkak të një shpërqendrimi, 24-vjeçari në drejtim të mjetit mund të ketë humbur kontrollin duke rënë në humnerë.