Tragjedi në Vlorë, mbyten tre të rinj në det (Foto/Video, +18)

15.07.2017 16:25:58

Një ngjarje tjetër e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Vlorë. Tre të rinj janë mbytur në plazhin e Zvërnecit.

Një dëshmitar thotë se një djalë nga Maqedonia ka hyrë për të shpëtuar dy vajza nga Vlora, por është mbytur edhe vetë.

Në plazh është krijuar panik tek pushuesit, ndërsa ndodhen edhe shumë forca policie.