Tragjedia në Greqi, shkarkime në sektorin e Emergjencave

06.08.2018 11:23:59
Wildfire in the island of Chios...epa03364503 Citizens of the village of Lithi find refuge at the beach as a wildfire burns on a mountain next to it, in the island of Chios, Greece, 18 August 2012. EPA/ALEXANDROS VLACHOS

Greqia ka emëruar shefa të rinj të shërbimeve kryesore të emergjencave pasi zjarret vdekjeprurëse të muajit të kaluar i morën jetën dhjetëra personave.

Një deklaratë nga zyra e Kryeministrit nënvizonte se shefat e forcës së policisë dhe brigadës së zjarrit janë zëvendësuar.

Kjo vjen dy ditë pas dorëheqjes së ministrit të Mbrojtjes Civile. Qeveria është kritikuar shumë në lidhje me reagimin e saj ndaj zjarreve, që i morën jetën të paktën 90 personave.

Të ushqyer nga erërat e forta, zjarret u përhapën në gadishullin e Atikës me qytetin resort të Matit mes zonave më të prekura. Dëshmitarë okularë thanë se qindra persona ishin detyruar të kërkonin shpëtim në det ndërsa flakët i afroheshin, ndërsa të tjerë mbetën të bllokuar mes zjarreve.

Në një zonë, trupat e 26 të rriturve dhe fëmijëve, që dukej se kishin vdekur të përqafuar me njëri tjetrin, u gjetën. Qeveria tha se zjarret kishin qenë të qëllimshme dhe fajësoi ndërtimet e paligjshme se kishin bllokuar trajektoret e largimit.

Sidoqoftë, një katalog gabimesh të autoriteteve, u shpalos javën e kaluar. Sipas ekspertëve, policia kishte krijuar diversione që i kishin dërguar shoferët direkt në rrugën e zjarrit ndërsa një studim i veçantë arriti në përfundimin se autoritetet nuk kishin ndezur alarmin për ti mundësuar banorëve dhe turistëve të largohen.

Familja e një çifti rreth të 70 që humbi jetën, ka paditur policinë, mbrojtjen civile dhe liderët lokalë për vdekjen e tyre. Nikos Toskas, ministri përgjegjës për policinë dhe shërbimet zjarrfikëse, u bë i pari që u largua nga qeveria që kur zjarret nisën, pasi dha dorëheqjen të premten. Por ai tha se nuk kishte pasur gabime operacionale në reagim.