Tragjedia në Xhenova, Bushati: Shteti do të ndihmojë familjarët e dy djemve

16.08.2018 00:01:12

Tragjedia e Xhenovas i tronditi të gjithë, për më tepër kur u mësua se dy nga 39 jetët e humbura janë shqiptarë. Pas reagimeve nga kryeministri Edi Rama dhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, për tragjedinë ka reaguar edhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Ministri Bushati i shpreh ngushëllimet familjarëve të dy djemve shqiptarë dhe sqaron se ambasada në Romë do t’i ofrojë atyre mbështetje.

“Lajm i dhimbshëm humbja e jetës së dy të rinjve shqiptarë, Marjus Djerri dhe Admir Bokrina në tragjedinë e #Genova. Në këto momente të trishtuara u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të tyre. Ambasada shqiptare në Itali është në gatishmëri të plotë dhe u ofron mbështetjen dhe ndihmën e shtetit shqiptar familjarëve në këtë çast të rëndë për ta”, shkruan Bushati në Facebook.