Shqipëri/ Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë përlotin me mesazhet për vdekjen e 28-vjeçares nga Covid

18.11.2020 10:37:40

Emanuela Dalipi humbi jetën dy net më parë si pasojë e koronavirusit, pasi ishte shtruar në spitalin Infektiv dhe ishte në muajin e pestë të shtatzënisë. Për lajmin e hidhur kanw reaguar edhe miq tw 28-vjeçares.

Një tjetër familjar i saj ka reaguar që mbrëmjen e 16 nëntorit kur morën lajmin e hidhur dhe shkroi: “Tragjeditë nuk kanë mbarim në familjen tonë…Sot humbëm nga kjo jetë Emën, mbesën tonë të shtrenjtë.  Ema, lamtumirë e shtrenjta jonë. Të duam fort kudo të jesh Emanuela, bashkë me Blertën”

Ndërsa një vajzë tjetër tregon gëzimin e madh që kishte kur mësoi që ishte shtatzënë dhe ëndrrat për të krijuar një familje të vogël, që iu prenë në mes.

“Kjo eshte Ema… Vajza estetiste qe projektoi endrrat e saj ne cdo takim tonin te permuajshem prej 6 vitesh… Qe nga lajmi i shtatzanise , gezimi qe do kishte nje vajze, endrrat per nje familje te vogel e te re ,u prene ne mes… U nda nga jeta ,fare pak caste pasi doktoret bene nderprerjen e shtatzanise ne muajin e gjashte si pasoje e komplikacioneve te Covid……. U prehsh ne paqe ..I ZOTIT ESHTE DHEU DHE NJERIU E PLOTESON ATE…”, shkroi Paola.

Kujtojmë se pasi u infektua me Covid, Ema ka qëndruar në shtëpi pasi kishte frikë të mjekohej, sepse mendonte që do të dëmtonte fëmijën. Më pas, me përkeqësimin e gjendjes shëndetësore është shtruar në Infektiv ku për tre ditë ka qëndruar në terapi intensive, pastaj e kanë kaluar në reanimacion qendror për shkak të rëndimit të situatës.

“Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë

Në momentin kur është kryer ndërhyrja për ti’ hequr fëmijën, 28-vjeçares i nisi hemorragjia dhe mjekët e kishin të pamundur që të shpëtonin jetën e foshnjës dhe të nënës.

“Tragjeditë nuk kanë mbarim për familjen”/ Miqtë