Trajanov: Na duhen 20 deputetë që këtë regjim t’a dërgojmë në histori

06.12.2016 19:44:49

Pavle Trajanov, bartësi i listës së deputetëve, në njësinë zgjedhore numër 1, nga “Koalicioni për ndryshime dhe drejtësi” sot ka realizuar takim me qytetarët në Zhena Park në Shkup, kërkoi 20 deputetë, për të pastruar, siç tha ai, shtetin nga kriminelët në politikë.

“Ndryshimet që i duhen Maqedonisë janë, që të pastrohet nga bandat në politikë, të lirohet nga kthetrat e regjimit kriminal, dhe ligjet të vlejnë njëjtë për të gjithë. Duhet të vendosim sistem, ku të aftit dhe profesionistëve do t’u jepen shansa të barabarta, të punojnë dhe krijojnë në Maqedoni”, ka thënë mes tjerash Trajanov.

Në këtë takim, gjithashtu para të pranishmëve u drejtuan edhe Vesna Antovska dhe Gligor Stoimenov.