Trajneri i Dortmundit: Bayerni do gabojë, ta vëmë nën presion

26.04.2019 22:42:14
Lucien Favre beson ende te titulli kampion. Trajneri i Borussias së Dortmundit në konferencën për shtyp përpara derbit të Ruhrit ndaj Schalke 04, theksoi se me një fitore në këtë sfidë Dortmundi do ta vinte nën presion Bayernin që luan të dielën dhe mund ta çonte drejt ndonjë gabimi.

“Nëse fitojmë të shtunën ndaj Schalke, mund të vëmë nën presion rivalët tanë, që luajnë një ditë më pas. Unë e kam thënë se titulli varet nga Bayerni. Nëse ata gabojnë ne duhet të jemi gati të përfitojmë. Këtë herë ne luajmë para tyre dhe nëse fitojmë i vendosim nën presion dhe mund të gabojnë”, tha tekniku i verdhezinjve.

Favre ka bindjen se herët apo vonë Bayerni do të gabojë dhe këtë mund ta bëjë që në ndeshjen e radhës ndaj Nurnberg.