Trajneri Zidane përjashton yllin e Real Madrid nga Champions League

05.08.2020 23:48:06

Aventura e Gareth Bale në Madrid duket se është në fund. Ylli uellsian, në fakt, nuk është grumbulluar nga trajneri Zidane për ndeshjen e kthimit të 1/8-ave të Champions League kundër Manchester City-t.

Bale nuk është grumbulluar as për ndeshjen e fundit të La Liga-s kundër Legane-s dhe nuk luan me Real-in që nga sfida e 24 qershorit kundër Mallorca-s, që mund të ketë qenë ndeshja e tij e fundit me Los Blancos.

Zidane ka publikuar listën e 24 të grumbulluarve, duke përfshirë edhe kapitenin Sergio Ramos, i cili është i skualifikuar.