Trajnime për udhëheqësit në administratën publike të Maqedonisë

30.09.2016 20:52:07

Udhëheqësit e ardhshëm të administratës publike do të jenë të obliguar që nga shkurti i vitit të ardhshëm të përcjellin 11 trajnime dhe të japin provim profesional, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Tashmë janë përgatitur udhëzuesit të cilët do të mund të merren edhe në mënyrë elektronike në faqen e internetit të Ministrisë për shoqëri informatike dhe administratë.

Kjo ministro thotë se drejtimi administrativ është një koncept që për së pari herë zbatohet në administratën publike të vendit dhe që ka për qëllim përgatitjen e menaxhuesve të rinj për drejtimin me projekte dhe punë projekteuse, ende pa marrë pozitë udhëheqëse.