Transferimet e dështuara të Chelseat nën epokën Roman Abramovich

01.08.2016 15:15:05

Padyshim se Chelsea është ekipi që ka shpenzuar më së shumti në futboll viteve në afrimin e futbollistëve.

Pronari i ekipit londinez, Roman Abramovich i cili bleu Chelsean në vitin 2003 ka blerë 111 futbollistë, dhe besoni apo jo ka shpenzuar hiq më pak se 1.19 bilionë funte deri më tani.

Kjo po cilësohet 11-shja e dështuar e Chelseas në epokën e pronarit rus:

Portier, Neil Sulivan, i cili u transferua nga Tottenham në vitin 2003.

Mbrojtës, Jose Bosnigwa, për 17.43 milionë funte nga Porto në vitin 2008.

Mbrojtës, Tal Ben Haim, u ble nga Boltoni në kohën e Mourinhos në vitin 2007.

Mbrojtës, Pappy Djilibodjy, u ble nga Nantes për 2.98 milionë funte në vitin 2015.

Mbrojtës, Asier Del Horno, u ble nga Atletico Bilbao për 10 milionë funte në vitin 2005.

Mesfushor, Shaun Wright-Philips, u ble nga Manchester City për 26.78 milionë funtë në vitin 2005.

Mesfushor, Steve Sidwell, nga Reading kaloj transfer i lirë në vitin 2007.

Mesfushor, Juan Sebastian Veron, u ble nga Manchester United per 18.28 milionë funte ne vitin 2003.

Mesfushor, Marko Marin, u ble nga Werder Bremen për 6.8 milionë funte në vitin 2012.

Sulmues, Adrian Mutu, u ble nga Parma për 16.5 milionë funte në vitin 2003.

Sulmues, Andriy Shevchenko, u ble nga Milan për 36.81 milionë funte në vitin 2006.