Trazira në ShBA, të shtëna me armë (Foto/Video)

14.08.2016 09:38:08

Trazira dhe përleshje me policinë janë raportuar në Milwaukee, Wisconsin, pasi mbrëmë një burrë u qëllua për vdekje nga një zyrtar policor. Policia kanë thënë se viktima ishte i armatosur me një pistoletë.

Protestues të zemëruar afrikano-amerikanë u mblodhën afër vendit të ngjarjes ku ndodhi vrasja dhe situata doli jashtë kontrollit. Ata filluan të sulmonin policinë me koktej molotovi.

Si pasojë e kësaj, shumë automjete u dogjën, duke përfshirë edhe automjete të policisë. Turma e protestuesve kishin thyer edhe një pompë të benzinës, shkruan RT, transmeton Gazeta Express.

Protesta dhe dhuna në vend ende po vazhdojnë.